LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli kritika Bashës/ Të shtojë protestat, vendi në udhëkryq!

29 Shkurt 2016, 18:03, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se Kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të kthejë besimin te shqiptarët, si dhe të shtojë protestat në çdo qytet, pasi sipas saj vendi gjendet në udhëkryq. Në një intervistë për Report TV, Topalli shprehet se PD ka për detyrë të kryejë këtë mision përmes aksioneve të forta me protesta më masive.
“Sigurisht që me zotin Basha kam diferenca, kam pas përherë diferenca edhe mendime që nga mënyra se si mund të menaxhosh gjërat. I vetmi instrument i cili duhej të kthej, besimin te shqiptarët po ndoshta këto protesta duhet të jenë më të shpeshta, më të forta në çdo qytet. Brenda shesheve të Tiranës për të reaguar për çdo gjë”, – pohoi Topalli.

Lidhur me humbjet në zgjedhjet lokale, Topalli thotë se përgjegjësia është e kësaj PD-së dhe nuk ka arsye të fshihet pas pretendimeve të tjera, ndonëse qëndrojnë. “PD si çdo forcë politike por unë flas për partinë në të cilën militoj dhe punoj prej 20 vitesh, ka shumë gjëra për të shikuar te vetja e saj për të përmirësuar”, u shpreh ajo.

Dhe ndërsa ka mbetur më shumë se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentar Jozefina Topalli mendon se do të ishte zhgjënjyes një koalicion me LSI, ndërsa FRD e Bamir Topit e sheh të pozicionuar qarte me PS. Detyra e Bashës thotë Topalli është ta çojë PD drejt fitores me aleatet natyral të saj.

“PD ka të gjitha mundësitë për tu rritur dhe për tu ngritur dhe së bashku me aleatët e saj natyror për të zhvilluar një tjetër sjellje për të qeverisur ndryshe. Çdo mendim tjetër qoftë ajo që thoni ju do ishte shumë zhgënjyes dhe i papranueshëm. Bamir Topin e shoh në prehrin e Edi Ramës, nuk e shoh ku është”, – u shpreh deputetja demokrate.

Lidhur me lënien e mandateve, Topalli shton se është gjëja e fundit që një parti duhet të bëjë. “Dilema sigurisht e mendoj herë pas here por nuk ka asnjë vendim për një gjë të tillë. Unë në fakt mendoj se përballja është rruga më e mirë. Përballja është rruga më e rrezikshme, është më e mirë. Lëshimi i mandateve është gjesti i fundit që një forcë politike mund të bëjë”, tha Topalli.

Lajmet e fundit nga