LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet formula e zgjedhjes së kreut të RTSH

29 Shkurt 2016, 10:36, Aktualitet CNA

Komisioni i medias i ka hapur rrugë zgjedhjes së kreut të Radio Televizionit Shqiptar. Sot, ky komision ka miratuar  mënyrën e re të zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së.

Sipas kësaj mënyre, drejtori i RTSH-së do të zgjidhet nga parlamenti me të njëjtën mënyrë si Presidenti i Republikës.

Për zgjedhjen e tij do të kërkohen 3/5 e votave të parlamentit. Zgjedhja e tij është parashikuar të zgjasë 4 raunde, në rast se nuk zgjidhet me të parën. Në raundin e 4, nëse nuk gjendet konsensus, parlamenti mund të zgjedhë kreun e RTSH-së me shumicë të thjeshtë votash.

Ndërkohë, opozita ka bojkotuar mbledhjen e sotme në Komisionin e Medias, duke mos votuar për mënyrën e re të zgjedhjes të kreut të RTSH-së.

Lajmet e fundit nga