LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maks Velo sulmon Veliajn dhe arkitektin Wilson/ Gabuan me betonizimin e liqenit. Parku ka autorsi!

29 Shkurt 2016, 19:36, Aktualitet CNA

Erjon Veliaj po punon mirë, por tek parku gaboi. Ky ishte konkluzioni i arkitektit Maks Velo teksa fliste në studion e Zululand me gazetarin Mustafa Nano. Dhe arsyen se pse gaboi me parkun, Velo e shpalosi përballë Nanos, duke folur edhe në cilësinë e autorit të Parkut të Liqenit Artificial. ?Unë jam autori i Parkut të Liqenit të ndërtuar në vitin 1959. Parku i madh e ka një autorësi. Nuk ka të drejtë asnjeri të prekë autorësinë?, deklaroi Velo në studiot e TemA TV.

Sipas arkitektit, në park nuk duhet të ndërhyhet, pamvarësisht se ndër vite parku është kafshuar nga ndërtimet që janë favorizuar politikisht.

?Goditja e parë u dha me shkollën ?Wilson? nga Berisha dhe pastaj me radhë, me Sheraton dhe me pjesën e sipërme të liqenit. Kjo është goditja e fundit që po i bëhet parkut?- deklaroi Velo për Zululand.

Duke e vlerësuar si të pavend parkun brenda parkut, Velo tha se 800 mln lekë janë shumë për të bërë një kënd lodrash.

?Unë e kam projektuar parkun me pesë puntorë, 3 puntorë dhe dy ustallarë. Tani ata marrin 800 mln për të bërë një park lojrash. Po të m?i jap mua Veliaj, unë i bëj një park 20 km katrorë. Le të m?i japi mua. 800 mln për ca lojna që s?kanë lidhje me natyrën. Janë kënde lojnash për në qytet?- u shpreh arkitekti.

Por si e koncepton Velo rilindjen urbane?

I fokusuar në qytetin e Korçës dhe më pas në të tjerë qytete, Velo tha se e kanë humbur diversitetin. Por atë që veçoi si shumë të mirë, është pazari i Korçës.

?Ku qëndron e keqja?! Janë të gjitha njësoj. Domethënë materialet që janë përdorur janë të njëjta, si në Elbasan, si në Pogradec, si në Korçë. Duhet të ruanim diversitetin. Kjo është e keqja. Kjo s?ka lidhje me dëshirën e keqe të Ramës. Qytetet janë bërë në kohë të ndryshme, prandaj janë të bukura.?

Po ashtu Velo shprehu shqetësim për mosvlerësimin e shkencës në Shqipëri.

?E shoh me shumë dhimbje që shumë institucione shkencore po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me institucione llafesh. Rasti i fundit që jam skandalizuar ishte prishja e Laboratorit të Hidraulikës?, nënvizoi Velo.

Shqetësim tjetër për Maks Velon janë edhe ndërtimet e shumta informale vend e pavend.

?Jemi 2 mln shqiptarë të krimbur e kemi shtëpi me 12 dhoma e të ndërtuara rrëzë malit e kodrave, në fushë, në det e buzë lumit? ? tha mes të tjerash Velo.

 

Lajmet e fundit nga