LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Administrata/ Ja dy vendimet e Ramës për shkarkimin dhe transferimin e punonjësve

25 Shkurt 2016, 09:53, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi dy vendime për pezullimin, shkarkimin dhe transferimin e punonjësve të administratës publike. Vendimi i parë parashikon një pikë tejet të dyshimtë dhe evazive, e cila mund të krijojë mundësi për një fshesë të mundshme në administratë para zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe për llogari të kësaj sfide elektorale, raporton gazeta ?Sot?

Vendimi parashikon rastet e lirimit nga detyra të punonjësve për shkak të mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Në këtë rast, njësia e burimeve njerëzore të institucionit deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil, bazuar në njoftimin e Komisionit të Ristrukturimit ngritur për ristrukturimin apo mbylljen e institucionit.

Vendimet kanë hyrë në fuqi në një kohë kur pakënaqësia e bazës socialiste ndaj qeverisë po njeh stade të reja, ndërsa partitë në pushtet, për të zbutur këtë pakënaqësi dhe për të maksimalizuar votat në zgjedhje, do të shfrytëzojnë administratën publike.

Sipas vendimit për pezullimin dhe shkarkimin e nëpunësve, nëpunësi civil, përpos të tjerave, lirohet nga shërbimi civil kur bëhet i paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat për shkak të gjendjes shëndetësore.

?Paaftësia shëndetësore dokumentohet nga njësia e burimeve njerëzore, në bazë të vërtetimit të lëshuar nga KMCAP-ja. Nëpunësi civil paraqet pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit dokumentin e shëndetit në punë, sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, brenda datës 10 janar të çdo viti. Njësia e burimeve njerëzore deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil për të gjitha rastet e parashikuara në nenin 66, të ligjit nr. 152/2013, menjëherë me konstatimin e tyre. Të drejtën për të propozuar pranë njësisë për burimet njerëzore lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil e ka edhe eprori direkt. Në këtë rast, njësia e burimeve njerëzore deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të arsyetuar 3 (tri) ditë pas propozimit të eprorit direkt?, thuhet në vendim.

Lajmet e fundit nga