LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Në azilin privat, e moshuara e sëmurë lidhet me litar

23 Shkurt 2016, 20:36, Denoncim CNA

fiksi (2)Në qendrën jopublike Joshua Center në kryeqytet , një e moshuar e sëmurë, qëndron pothuajse gjithë kohës e lidhur me litar, me justifikimin se është e sëmurë mendore dhe është agresive  Punonjësit e kësaj qendre gjatë ditës të moshuarën e sëmurë e mbajnë të lidhur më litar pas karrikes, në mënyrë që ajo të mos lëvizë.

Pamjet  e kësaj të moshuare u transmetuan mbrëmjen e sotme në Fiks Fare, ku fillimisht kishte mbërritur një DVD me filmime amatore në këtë qendër. Gazetarët e Fiks Fare hynë në ambjentet e qendrës Joshua Center ku përsëri gjetën të moshuarën e lidhur me litar pas karrikes. Një nga punonjëset tregon se ajo është agresive dhe për këtë aryse e lidhin. Ndërkohë që kjo e moshuar ka nevojë për trajtim mjekësor dhe mund të kurohet në një instituciocion të specializuar.

Një ish-punonjës i kësaj qendre, i cili këkroi që të mbetej anonim, tregoi për kameran e Fiks Fare kishte punuar për Still0223_00003disa vjet në këtë qendër, por nuk i kishin derdhur kontributet pranë ISSH.Në momentin kur ai kishte kërkuar t?I paguheshin sigurimet për vitet e punës, kishin ndërprerë mardhëniet financiare me të.

Ish punonjësi tregon se në këtë qendër qëndrojnë në të njëjtin ambjent edhe të moshuarit e sëmurë mendorë dhe ata jo të sëmurë. Në mjaft raste, sipas ish punonjësit edhe është ushtruar dhunë ndaj këtyre të moshuarëve dhe te familajrët e tyre janë justifikaur me faktin se I moshuari mund të jetë rrëzuar.Ish punonjësi tregon se është ankuar në të gjitha institucionet , por nuk ka marrë përgjigje ende.

Për të gjitha këto probleme Fiks Fare iu drejtua  Drejtorise se Inspektimit te Standarteve Shoqerore prane Inspektoriatit Qëndror.Drejtoresha e kësaj drejtorie tregon se kanë bërë inspektime të shumta nëpër qendrat sociale që trajtojnë të moshuarit dhe kur kanë evidentuar problem dhe kanë urdhëruar mbylljen e tyre. Për rastin e të moshuarës që qëndron e lidhur në ambjentet e qendrës jo publike të trajtimit të të moshuarëve, drejtoresha treson se do të shprehet pasi rasti të bëhej publik.

 

Lajmet e fundit nga