LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakti/ "Rilindasit" që vodhën 67 milion të OSHEE-së (Foto nga fushata)

23 Shkurt 2016, 18:03, Aktualitet CNA

Një vjedhje prej 67 milion lekësh të vjetra rezulton të jetë kryer nga ?rilindasit? e Partisë Socialiste. Shtetasja Merlina Kuçuke, ish-arkëtare e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia pasi përvetësoi plot 6.7 milion lek të reja pasi për disa ditë nuk ka derdhur në bankë shumat e arkëtuara nga pagesat e faturave të energjisë elektrike. TCH raporton se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Sipas një investigimi të citynews, rezulton se shtetasja në fjalë së bashku me bashkëshortin e saj, rezultojnë të jenë aktivistë të flaktë të Partisë Socialiste. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, Besmir Pëllumbi dhe Merlina Këçuku kanë qenë pjesë e fushatës së ?Rilindjes?. Ata kanë qenë aktivë në Njësinë bashkiake Nr.8 në kryeqytet, së bashku me deputetin e kësaj zone Ervin Bushati.

Top Channel raporton se arkëtarja Merlina Kuçuke është larguar jashtë vendit së bashku me shumën e vjedhur prej 6.7 milionë lekë të reja. Përveç arkëtares e cila është denoncuar, drejtuesit e OSHEE, kanë shkarkuar nga detyra 2 specialistë të cilët duhej të mbikqyrnin çdo ditë veprimet e arkëtares dhe derdhjet fizike të parave në bankë, si dhe një drejtoreshë që kishte nën varësi të drejtëpërdrejtë arkëtaren tashmë të shpallur në kërkim.

Burimet për citynews thanë se Kuçuke është arratisur së bashku me bashkëshortin e saj, Besmir Pëllumbi. Ndërsa në kërkim është shpallur vetëm ish-arkëtarja e OSHEE-së. Fotot e mëposhtme tregojnë aktivizimin e Pëllumbit dhe bashkëshortes së tij në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në kryeqytet. Këto fakte dëshmojnë edhe njëherë se ?rilindasit hajdutë? nuk shfaqen vetëm në krye të pushtetit, por fenomeni ekziston edhe në nivelin e militantëve./citynews

24 813151111111111111besmirbesmir2besmir3besmir4merlinmerlin2merlin3merlin4merlin5

 

 

 

Lajmet e fundit nga