LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leja e pistës së betonit tek liqeni është e falsifikuar/ Të gjitha faktet

22 Shkurt 2016, 19:02, Aktualitet CNA

Leja e ndërtimit për pistën e betonit tek Parku i Liqeni është e falsikuar. Siç duket edhe në faktet e mëposhtme, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për mbikëqyrjen e Liqenit dhe cilësohet se do të zhvillohet në datën 26 shkurt. Por tenderi në fjalë duhej të ishte bërë që ditën që filluan punimet për ndërtimin e pistës. Rrjedhimisht, leja e ndërtimit e cila u publikua nga Bashkia e Tiranës para dy ditësh dhe ku thuhej se ishte marrë në datën 12 shkurt, është e falsifikuar. Tenderi ?Mbikqyrja e punimeve të disa objekteve të infrastrukturës në qytetin e Tiranës për vitin 2016?  në total ka një fond limit prej 33 milion lekësh (të vjetra), ndërsa për betonizimin e parkut të liqenit, fondi limit është 13 milion lek.

Projekti në fjalë po faktohet çdo ditë se është pa leje. Më herët citynews publikoi se leja e ndërtimit e shpërndarë nga Bashkia, ishte dhënë me KUSHT, çka do të thotë se punimet kanë filuar pa u zbatuar të gjitha procedurat e cilësuara në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Faktet

1.Me date 12 Shkurt sipas te gjitha njoftimeve te qeverise nuk ka mledhje te KKT. As ne faqen e Kryeministrisë, as ne faqen e Ministrisë nuk figuron asnjë mbledhje. Vendimi nuk eshte qarkullues, pasi duhet të ishte cituar si i tillë në krye të vendimit (sic e kerkon ligji) qe eshte vendim qarkullues.

2.Vendimet e Keshilllit Kombetar te territorit nuk propozohen nga Bashkite por nga Agjensia e Kontrollit te Territorit (ndërsa në vendim është e shkruajtur se është propozuar nga Bashkia Tirane)

3.Ne bazen ligjore te vendimit nuk perfshihet Plani Vendor (sipas planit vendor ne Parkun e Liqenit nuk lejohet asnje ndertim.

4.Leja eshte dhene me KUSHT dhe duhej te ishin plotesuar kushtet qe kjo leje te fillonte zbatimin (Leja mjedisore, taksa e paguar ? qe sipas transfertave te thesarit nuk rezulton e paguar etj)

5.Ne shkelje te rende te Ligjit nuk eshte kontraktuar Supervizor punimesh. Ligji nuk lejon asnje punim te filloje pa mbikeqyrje. Sipas APP nuk ka asnje tender te hapur per mbikeqyrje punimesh. http://www.citynews.al/2016/02/dokumenti-tek-liqeni-po-ndertohet-pa-leje/

6.Leja eshte dhene me qellimin e vetem per ti hapur udhe ndertimeve deri te korpusi i Universitetit. Vendimi nr 11 date 16-02-2015 te KKT cilëson se zonat anash korpusit do jene per ndertime.

7.Projekti parashikon disa ndertesa sherbimi si kafe, pike shitje akullore, kioske per gazeta (http://www.citynews.al/2016/02/mashtrimi-i-kryebashkiakut-veliaj-ja-lokali-qe-do-te-ndertohet-te-liqeni/)

8.Projekti do te mbuloje parkun me beton e ndertime betoni (Linku i preventivit: http://www.citynews.al/2016/02/preventivi-i-kendit-te-lojerave-vertetohet-betonizimi-i-parkut-te-liqenit/)

9. Projekti po ndertohet nga bashkeshorti i drejtoreshes se Strehimit dhe nga Firma e Lungomares (http://www.citynews.al/2016/02/skandali-burri-i-drejtoreshes-se-bashkise-do-ndertoje-kendin-e-lojerave-tek-liqeni/)

Të gjitha faktet e renditura më sipër tregojnë se betonizimi i parkut nuk është i vetmi problem, por gjithashtu edhe shkelja flagrante e ligjit nga ana e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

leja liqenileja liqeni (1)leja liqeni (2)leja liqeni (1)leja liqeni (2)leja liqeni (3)leja liqeni (4)leja liqeni (5)leja liqeni (6)leja liqeni (7)leja liqeni (8)

 

Lajmet e fundit nga