Connect with Us

Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori

Aktualitet

Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori

Publikuar

-

Menjëherë pas dekreteve të miratuara nga presidenti Nishani, kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë emërimin e katër prokurorëve të rinj tek njësia antikorrupsion. Por burime të lapsi.al thanë se këto emërime janë në konflikt të pastër interesi dhe dëmtojnë rëndë seriozitetin dhe efikasitetin e luftës kundër korrupsionit tek njerëzit e drejtësisë.
Kohët e fundit, nën presionin e opinionit publik por veçanërisht të faktorit ndërkombëtar, kryeprokurori Adriatik Llalla po përpiqet të japë shenja të vullnetit të prokurorisë në drejtim të hetimit dhe goditjes së korrupsionit në drejtësi. Disa raste periferike të vënien nën akuzë të prokurorëve apo gjyqtarëve të veçantë si dhe rihapja (pasi ishte mbyllur nga vetë Llalla) e njësisë antikorrupsion, u panë si lëvizje në këtë drejtim.
Por emërimet e fundit të katër prokurorëve kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e kësaj përpjekje.
Kështu, prokurorja Pranvera Pustina (Hoxha) dhe Arenc Çela janë në koflikt interesi të hapur për të qenë pjesë e njësisë antikorrupsion. Pranvera ka vëllain e saj dhe njërën kunatë tek Gjykata Penale dhe kunatën tjetër tek Gjykata Civile në Elbasan, ndërsa Arenc Çela ka gruan gjyqtare në Gjykatën Administrative dhe vëllain gjyqtar e kryetar gjykate në Shkodër.
Struktura ku ata sapo janë caktuar të jenë pjesë, ka si funksion primar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra, këta prokurorë do të duhej të hetonin të afërmit e tyre, gjë që është në konflikt të pastër interesi.
Po kështu, burime nga prokuroria i thanë lapsi.al se edhe drejtuesi i njësisë antikorrupsion tek Krimet e Rënda, Gent Osmani mund të jenë vet në konflikt interesi, pasi bashkëshortja e tij është gjyqtare në Gjykatën Administrative.
Në këtë rrjetë të lidhjeve familjare do të duhej të ndaleshin për të vëzhguar me kujdes personat dhe institucionet që janë përgjegjës për emërimet. Presidenti Nishani nuk dekretoi prokurorin Ramadan Troci, por ndërkohë edhe emërimet e tjera duhen analizuar nëse janë në konflikt interesi e, për pasojë, kompromentojnë seriozitetin e luftës kundër korrupsionit në drejtësi. /lapsi.al/
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Fshehu vilën një milion euro?/ Prokuroria i rekomandon policisë, hetimet për Haxhinaston

LEXO EDHE:  Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti/ Prokuroria kërkon burg për disa prej ish-zyrtarëve

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  Braho mohon akuzat për ryshfet

LEXO EDHE:  LSI kundër anëtarëve të KLGJ dhe KLP/ “Nëse Prokuroria është aftë të hetojë Genc Gjonçaj”

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE