Connect with Us

Letra e plotë/ Drejtues socialistë: Zbatoni statutin e partisë

Aktualitet

Letra e plotë/ Drejtues socialistë: Zbatoni statutin e partisë

Publikuar

-

Anëtarë të Kryesisë të PS-së, deputetë, ish-deputetë, njerëz me kontribute historike në Partinë Socialiste, i kanë dërguar sot një kërkesë Alket Hysenit, kryetarit të komisionit të garancive Statutore në PS. Në letër thuhet se kjo kërkesë është e bazuar në nenin 5 të Statutit si dokumenti bazë mbi të cilin funksionon Partia Socialiste.

Firmëtarët: Rexhep Mejdani, Tritan Kalo, Suzana Hakrama, Petrit Ago, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Marko Bello, Namik Kopliku, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Mark Nikolli, Ben Blushi

Më poshtë letra e plotë e përfaqësuesve socialistë.

KËRKESË

 

Objekti:         Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive

                        Statutore të shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS

Baza Ligjore:   Neni 32 i Statutit të Partisë Socilalite

 Drejtuar:           Z. Alket HYSENI

                              Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore PS

 Duke qenë se, bazuar në nenin 5 të Statutit të PS, Statuti i PS është dokumenti bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon PS, dhe si i tillë, ai jo vetëm sintetizon mendimin e përbashkët të anëtarëve dhe përkrahësve të PS, por edhe rregullon marrëdhënien e çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj;

Duke qene se, dhënia e një kuptimi të ndryshëm normave statutore, tej dhe jashtë kuptimit të termave të përdorura, krijon jo vetëm pasiguri juridike si pasojë e paqartësisë në zbatimin e tyre, por edhe përbën një rrezik për cënimin e marrëdhënies së çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj, çka minon zgjerimin e ndikimit të saj në shtesat e gjera të popullsisë;

Duke qenë se, interpretimi i çdo norme statutore, është dhënia e kuptimit të saktë dhe të drejtë të termave të përdorura prej saj, dhe jo edhe krijimi i normave të reja; 

Duke qenë se çdo normë statutore duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë efirmat e letres pajtueshme me parimet demokratike, frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nenin 9 pika 1 të saj, i cili parashikon se: “organizimi i partive politike  duhet të përputhet me parimet demokratike”, si dhe ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, (i ndryshuar) në nenin 7 gërma ‘a” të tij, i cili parashikon se:“organizimi i brendshëm i partive politike nuk është në kundërshtim me parimet demokratike dhe, veçanërisht, me parimet vijuese: ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”;  

 Duke qenë se, mosrespektimi i normave statutore në lidhje me mandatin e organeve të brendshme qëndrore dhe lokale të PS, sjell si pasojë vënien në diskutim të legjitimitetit për ushtrimin e funksioneve të tyre, bazuar në Statutin e PS, ligjin  nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” si dhe në parimin demokratik që të gjitha organet që zgjidhen nuk kanë dhe nuk gëzojnë një legjitimitet të përjetshëm, apo të papërcaktuar në kohë, por përkundrazi kanë dhe gëzojnë një legjitimitet të përkohshëm, të përcaktuar në kohë, i cili rifitohet dhe rinovohet periodikisht nëpërmjet mekanizmit demokratik të zgjedhjeve të këtyre organeve; 

 Duke qenë se, bazuar në nenin 32 të Statutit të Partisë Socialiste, Komisioni i Garancive Statutore është struktura përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të Partisë, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë;

Si anëtarë të Partisë Socialiste, kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive Statutore, për shkeljet e konstatuara të Statutit të PS. 

Konkretisht:

Për shkak se, që prej vitit 2013, Kryesia e PS  nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit;  

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese.

Për shkak se, që prej datës kur duhej të mbahej Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, strukturave qëndrore dhe lokale të organizimit të brendshëm të PS iu ka mbaruar mandati, çka bien jo vetëm në kundërshtim me një sërë nenesh të Statutit  të PS, por edhe ka cënuar parimet demokratike të ndërtimit nga poshtë lart të partisë, zgjedhjeve të brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe të drejtën e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, në organet drejtuese të partisë;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 4 pika 6, dhe të nenit 8 pika 3, të Statutit të PS, në mënyrë që të respektohet dhe garantohet e drejta kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur, e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura.

Për shkak se, në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore janë përdorur simbole dhe stemë e ndryshme nga ajo e parashikuar në Statutin e PS;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 6 pikat 1, 2, 3, e 6 të Statutit të PS mbi simbolin, stemën, flamurin e PS dhe përdorimin e tyre, në lidhje me fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore.

            Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i kryetarëve të partisë në bashki ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për kryetar të partisë në bashki janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të tyre nga 4 në 5 vjet;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 17 pikat 1 e 13, të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit kryetarit të partisë në bashki si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tyre, përtej këtij mandati.

 Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i Kongresit Zgjedhor të PS ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për këtë organ më të lartë vendimarrës të PS janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të delegatëve të tij nga 4 në 5 vjet;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 24 pikat 1 e 2, dhe e nenit 25 pika 5 të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit Kongresit Zgjedhor të PS dhe delegatëve te tij, si dhe të thirrjes dhe mbledhjes së tij përtej afatit 4 vjeçar.

 Për shkak se, bazuar në Statutin e PS, zgjedhja e Kryetarit të PS bëhet sipas parimit një anëtar një votë, dhe Kongresi nuk ka të drejtë të vendosë nëse do ketë zgjedhje apo jo për Kryetarin e PS, por përkundrazi të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë; 

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 26 pikat 3, 4, 5, 6 e 7, të Statutit të PS, në funksion të Kongresit të pritshëm të datës 19 Mars 2016

Për shkak se, në shkelje të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme sanksionuar në nenit 27 pika 3 të Statutit të PS, Asambleja Kombëtare e PS, që është edhe organi që organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PS  midis dy Kongreseve të Partisë, që prej vitit 2013, është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 28 dhe 51 të Statutit të PS;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 27 pika 3 të Statutit të PS përsa i përket shkeljes prej Asamblesë Kombëtare të PS, të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

 Për shkak se Kryesia e PS, në shkelje të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme, sanksionuar në nenin 3 pika 1, dhe nenin 29 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 është thirrur vetëm një herë prej Kryetarit të Partisë, i cili ka të drejtën eskluzive për thirrjen e saj sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit, çka ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 29 dhe 51 të Statutit të PS.

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 29 pikat 3, 4, 11, 14, 15, 17 e 18 të Statutit të PS, përsa i përket shkeljes të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme të Kryesisë së PS, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

 Për shkak se, për funksionin e Kryetarit të PS, është shkelur parimi i kufizimit kohor të mandatit,  sanksionuar në nenin 30 pika 2 të Statutit të PS, duke e çuar mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, çka sjell si rrjedhojë humbjen e legjitimititetit  në ushtrimin e funksioneve të tij në parti;   

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, e pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit te Kryetarit të PS si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në Parti, përtej këtij mandati. 

 Për shkak se, në shkelje të parimit të papajtueshmërisë së dy mandateve, shumica e sekretarëve të PS, ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin kushtetutes të anëtarit të Këshillit të Ministrave, çka, për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon ushtrimi i këtij funksioni kushtetutes, e ka  bërë të pamundur angazhimin e plotë dhe pa rezerva të tyre në funksionet partiake; 

  • Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 42 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS në lidhje me parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve, të sekretarëve të PS.

 Për shkak se, në kundërshtim me nenin 51 pika 1 dhe 3 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 e në vazhdim, nuk janë raportuar asnjëherë në Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare të PS, shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat e anëtarësisë së saj, po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume;

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 51 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS, mbi detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS si dhe të shpenzimeve të saj, prej në Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PS, që prej vitit 2013 e deri në ditën e kësaj kërkese.

 Në kushtet kur, të gjithë anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), i ka mbaruar mandati 4 vjeçar i parashikuar në nenin 32.3 të Statutit të PS, pasi këta anëtarë, bazuar në nenin 26.7 të Statutit, zgjidhen nga Kongresi i PS, të cilit gjithashtu i ka mbaruar mandati i tij  4 vjeçar;

Si dhe në kushtet kur, edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore (KSG) kanë detyrimin që të respektojnë parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve dhe shmangien e konfliktit të interesave, sanksionuar në nenin 42 të Statutit të PS; 

  • Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 32.3 të Statutit të PS në lidhje me mandatin 4 vjeçar të anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të KGS, përtej këtij mandati.
  • Kërkojmë që anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore në shqyrtimin e kësaj kërkese të respektojnë parimin e shmangies së konfliktit të interesave.

Tiranë më, 18.02.2016

 

LEXO EDHE:  Topi në duart e Vjollcës dhe shantazhet ndaj drejtësisë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Rikthim në PS?/ Ja si përgjigjet Mimoza Hafizi

LEXO EDHE:  Nga koncesionet korruptive, te aleancat me krimin/ Këshillat që mund ti japë Rama “trashëgimtarit” të tij në PS

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Blushi në Dibër/ Rilindja, pushtoi PS-në dhe ka marrë peng të gjithë Shqipërinë

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës, zbulon kryetarin e ri të PS -së

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS shkarkon tre anëtarë/ Po në PD, kush do shkarkohet?

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE