Aktualitet
Studio e Alban Eftimit përfitoi 1.87 miliardë lekë nga qeveria
Kur përmenden studiot e arkitekturës në Shqipëri të cilat kanë përfituar më së shumti nga qeveria, padyshim që Atelier 4 ,është një nga më të preferuarat e “Rilindjes”. Kjo studio, ka marrë përsipër të projektojë ndërtimin e këndit të lojërave në brendësi të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, e bërë publike vetëm disa ditë më parë nga bashkia dhe kryetari i saj Erion Veliaj.
Kjo studio arkitekture e drejtuar nga Alban Eftimi ish-Drejtor ne Bashkine Tirane kur kjo drejtohej nga Edi Rama. Ai ka fituar pothuajse cdo konkurs të hapur për planet rregulluese të shpallura nga qeveria. Atelier 4 duket se është e preferuara e qeverisë dhe tashmë po kthehet edhe në të preferuarën e Bashkisë së Tiranës, duke mos i lënë asnjë shpresë studiove të tjera konkurente.
Pas një hulumtimi që citynews bëri lidhur me planet fituese të Atelier 4, rezultoi se në dy vite, 2014-2015, kjo kompani është shpallur të paktën 15 herë në hartimin e planeve rregulluesve të ndryshme. Vlera në total e këtyre planeve të realizuara nga kompania e Alban Eftimit ka shifrën e 1.2 miliardë lekë, pa llogaritur këtu planet e rregullimit për stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” si dhe këndin e lojërave tek liqeni. Një ndër projektet e përfituara nga Atelier 4, e cila kap një shifër marramendëse prej 550 milionë lekësh është ndërtimin e “Spitalit te ri Rajonal Fier ”. Keto jane ato qe ne mundem te siguronim ne kerkimet tona, pra mund te kete me dhjetra te tjera projekte qe nuk jane pjese e ketij shkrimi. Më poshtë ndodhet dokumentacioni i planeve të hartuara nga studio Atelier 4/citynews