LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Nga xhelozia i shkatërron me levë fuoristradën të shoqit

15 Shkurt 2016, 18:16, Aktualitet CNA

Një 48-vjeçare nga Tirana është arrestuar për shkatërrim prone. Mimoza D., nënë e tre fëmijëve, ka shkatërruar me levë hekuri makinën e të shoqit, një ?Benz ML?. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në rrugën ?Irfan Tomini?.

48-vjeçarja i ka thyer të gjithë xhamat dhe i ka shpuar gomat e makinës së bashkëshortit, ndërsa ky i fundit flinte në shtëpi.

Pasi ka parë dëmin e shkaktuar dhe pa pasur asnjë dyshim për të shoqen, Lekë D. e ka denoncuar ngjarjen në komisariatin e policisë. Efektivët blu kanë nisur hetimet, duke pyetur fillimisht banorët e zonës dhe familjarët.

Në momentin që është pyetur, 48-vjeçarja Mimoza D. e ka pranuar atë që kishte bërë. Ajo është shprehur se kishte zënka shpesh me të shoqin për vonesat e kthimit në shtëpi dhe mungesën e dëshirës për të dhënë shpjegime për këtë.

Lajmet e fundit nga