LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Damian Gjiknuri sulmon ministrat e LSI-së

11 Shkurt 2016, 13:33, Aktualitet CNA

Një debat i fortë është zhvilluar sot në parlament midis ish kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të lidhur me shitjen 260 mijë tonë naftë bruto nga kompania Albpetrol. Sipas Berishës, ajo kontrollohet nga Koço Kokëdhima dhe Edi Rama për interesa të biznesmenit Besnik Sulaj.

Menjëherë ka replikuar Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri  i cili ka thënë se raporti që citon Berisha për shitjen e 260 mijë ton naftë bruto,  flet për naftën e shitur deri në qershor të vitit 2013, pra për kohën kur vendi drejtohej nga Berisha. ?Bëhet fjalë për shitjet e bëra 2011 ? 2012 , dhe bëhet fjalë për sasitë  e shitura 200 mijë dhe 58 mijë ton naftë?, tha Gjiknuri.

Nga një verifikim i bërë nga citynews, rezulton se për kohën që flet ministri Gjiknuri, tenderat janë zhvilluar nga ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës të qeverisë Berisha dhe të dyja janë zhvilluar nga ministra të LSI-së.

Tenderi i parë është zhvilluar nga Nasip Naço, ish-ministër i Berishës tek ekonomia dhe i Ramës tek Drejtësia. Tenderi i dytë është zhvilluar nga Edmond Haxhinasto, aktualisht ministër i Ramës tek Transporti dhe Punët Publike, dje zv kryeministër dhe ministër i Ekonomisë i Berishës.

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka hequr përgjegjësinë nga vetja në lidhje me akuzën e Berishës dhe e ka shkrkuar atë menjëherë tek ministrat e LSI-së gjatë kohës kur qeveriste Berisha. Ministri të cilën gjatë mandatit të saj të dytë, Partia Demokratike e drejtoi pas largimit të Ilir Metës nga qeveria Berisha

Sulmi dhe akuza e Gjiknurit, ndaj ministrave të Ilir Metës, vjen pas disa qëndrimeve të ashpra të kreut të Kuvendit ndaj tij, ku mësohet se është kërkuar edhe largimi nga posti ministror që ai mban pas publikimit të skandalit ?CEZ?./citynews

Lajmet e fundit nga