LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, në Sanremo me “Odio le favole”

3 Shkurt 2016, 23:50, Kulturë CNA

Ermal Meta, i lindur në Fier, por që prej vitesh jeton  në Itali, është një ndër tetë garuesit e rinj të Festivalit të njohur të muzikës italiane Sanremo.

Artisti 37-vjeçar do të prezantohet me këngën ?Odio le favole?, ose ?I urrej përrallat?, një baladë pop-rrok gjatë netëve të Festivalit, i cili mbahet nga data 9 deri më 13 shkurt.

Edhe pse për herë të parë në skenë dhe për më tepër në një si ajo e Sanremos, Meta lidhjet me muzikën i ka të vjetra.

Ai ka shkruar tekste këngësh për këngëtarë të njohur të skenës italiane si Ema Marrone,  Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri etj.

Kualikimi nuk ishte i lehtë për Metën, ku pas një nate të gjatë performancash dhe eliminimesh në skenën e Arriston, juria vendosi të kulifikojë zyrtatisht në Sanremo, Ermal Metën me ?Odio le favole?, Irama ?Cosa resterà?, Francesco Gabbiani me ?Amen?, Cecile me  ?N.E.G.R.A.?, Chiara Dello ?Lacovo me introverso?, Michael Leonardi me ?Rinascerai? dhe Mahmud me ?Miele?.

Lajmet e fundit nga