LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagos bashkëshorten me armë zjarri/ Vret veten 41 vjeçari

1 Shkurt 2016, 08:01, Aktualitet CNA

Një ngjaeje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manëz në Durrës ku shtetasi Mandi Gjoka, 41 vjeç ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Burime nga policia e Durrësit thanë se më datë 31.01.2016, rreth orës 23:45, në fshatin Manëz, Durrës,shtetasi Mondi Gjoka 41 vjeç, banues në Manëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar  me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturije Gjoka 38 vjeçe, banuese në Manëz.

Për pasojë, shtetësia e mësipërme është plagosur, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Më pas, autori, rreth orës 00:20, është vetvrarë me armën e zjarrit automatik, në banesën e tij.

Lajmet e fundit nga