Connect with Us

BEN BLUSHI NË KOHËN E VET

Kryesore

BEN BLUSHI NË KOHËN E VET

Publikuar

-

Haberet nga Mitro Cela
Ben Blushi: Haber I ditës! Në letërsi për “Kandidatin”? Normale. Në politikë? Zhurmues. Por për çfarë kuvëndon Blushi? Së pari. Kërkon që Rama të zgjidhet të Kongres. Nuk e kundërshton askush. Përjashtim bën I zoti I punës: Kryeministri. Po si kundërshton? “Me heshtjen e vet”, po të huazojmë një frazë të Bamir Topit. Në shesh të burrave dalin dishepujt.
Argumenti. Rama ka fituar 1 milionë vota. Sipas dishepujve: Fituesi nuk paragjykohet. Kur e do populli, për inerci e do edhe partia. Marshalla!
Kjo tezë ha debt. Helmut Kohl, kur ishte kancelar, arriti një fitore historike: Bashkoi Gjermaninë. Por Kohl u votua brenda partisë sa u “lodh”. Pas fitoreve janë votuar me “okë” edhe Margarit Theçer; edhe Toni Bler. Pse të bëjë përjashtim Edi, ynë,- pyet Blushi.
Rama e ka kthyer PS-në në çiflig?! Thotë Blushi. Dhe vazhdon arsyetimin: Po u bë partia çiflik, kryeministri synon ta bëjë edhe mëmëdhenë çiflik. E rëndë për një republikë parlamentare.
Blushi bën kritika me “sopatën e Dardharit” për punët e Ramës si kryeministër. Dështim me taksidarët. Katastrofë me doganierët. Katran me tenderimet. Llum me konçesionet. Beter me taksat. Mavri me investimet. Kuje me borxhin publik. Zero me xhufkë në punësim.
Gjuhë e e rëndë. “Helm” Berishe. Analistët pyesin Blushin: Bën opozitë apo oponecë? Mendoj: Blushi me kritikat e ka kaluar të drejtën. Dhe kur e drejta kapërcehet, ajo emigron,- ka thënë Sokrati. Po të tregonte edhe ndonjë të mirë, Blushi do të ishte më bindës. Po a ka? Sigurisht. Meritë e Ramës është reforma administrative. Nga 400 e kusur bashki e komuna, mbetën 61 bashki. Meritë është edhe larja e borxheve të bisesmenëve. Nuk do harruar edhe llustra që po marrin qytetet. Shkelqen Korça. Po ndryshon qëndra e Kavajës. Po kështu Berati.
Blushi do e sfidojë Ramën në Kongres. Po në se e hedh nogdaun? Kush do bëhet kryeministër? Përgjigja më e thjeshtë: Fituesi i duelit. Këtë shkruan edhe statute i Partisë Socialiste. Por ja që Kongresi socialist ka dy standarte. Fiton Rama. Vazhdon punën në qeveri. Fiton Blushi. Ankth. Harrohet statute. Nis debate. Si mund të bëhet kryeministër Blushi, kur votat në popull I ka fituar Rama?
Blushi thërret përvojën ndërkombëtare. E gjen në Australi. Në zgjedhje fitoi Toni Abot. Pas ca kohësh u bë Kongresi. Në duel u fut ministri i komunikacioneve Malcom Turnbull. Fitoi. Mori edhe nishanë e kryeministrit.
Por Shqipëria qënkërka ndryshe, sipas dishepujve të Ramës. Ka rrugëzgjidhje, që siç thotë populli, mishi të piqet dhe helli të mos digjet? Sigurisht. Statuti ka fuqi nga Kongresi në Kongres. Gjatë punimeve të Kongresit, mund të ndryshohet. Neni-sot…Kryetari i partisë, bëhët kryeministër. Neni-nesër. Ndahet posti i kryetarit të partisë nga ai i kryeministrit…A nuk u bë ky ndryshim në vitin 1999, kur fitoi partinë Nano dhe bëri kryeministër Ilir Metën?!…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pedofili nga Korça punësohet në administratë”/ Berisha denoncon skandalin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një personi të dënuar për përdhunim dhe pedofili, i cili, sipas tij, është punësuar në administratë nga Partia Socialiste.

Berisha shkruan në postimin e tij se korçari i dënaur për pëdhunim dhe pedofili, përveç faktit që ka qenë në burg, të atin e ka patur bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit.

Postimi i Berishës

Pedofilet jane te preferuarit e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin d qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor!Dua te denoncoj nje rast te paskrupullt te rilindjes korcare.Ne ndermarjen elektrike te Korces ka filluar pune Haxhi Qelemeni i cili ka qene i denuar per perdhunim maredhenie seksuale me dhune me te mitura dhe shfrytezim prositucioni i futur ne burg nga qeveria juaj zoti Berisha.Haxhi Rilindasi u denua 12 vjet kreu 7 dhe sa doli per merita te vecanta Partia e futi direkt ne pune meqe kishte vuajtur edhe burg te padrejte se duhet te denohej 25 vjet.Gjithashtu i njihen edhe meritat e familjes meqe i ati Pelivan Qelemeni ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe nje nga njerezit me te keqinj ne fshatin e lavdarit.Kemi besim se do ta denonconi kete rast maskaralleku por qe per Rilindjen Korcaro-Peleshiane eshte normale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të kanë rënë pendët, ndërro taktikë”/ Demokratët ‘dush të ftohtë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.

“Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg”, ka shkruar Basha mëngjesin e sotëm në rrjete sociale.

Por, të menjëhershme kanë qenë reagimet e demokratëve të cilët i kanë kërkuar Bashës të ndryshojë strategji se ashtu siç po vepron nuk rrëzohet Rama.

“Këtë e di dhe bufi, ti ça do bësh se dhe ty të kanë rënë pendët e ngre zërin pastaj të kapin te veshi dhe të  ulin. Dy gjëra kaë për të ndodhur në qoftë se ti je i kapur dhe padyshim qe je, po a do mundesh t’u mbyllesh gojën ndërkombëtarëve dhe të bëhesh kryeministër dhe të njëjtit njerëz do hani…prandaj u katandiset me 30 deputet.  Në qoftë se nuk do mundesh të mbash presionin ndërkombëtar Rama nuk bie kurrë nga pushteti. Me këto njëherë trash zërin e njëherë e ule s’ke gjë në vijë. Sa më shumë ta zgjasësh aq më shumë e ke të vështirë, sepse njerëzit po largohen”, shkruan një demokratë.

Ndërsa një tjetër i kujton se ai varet nga Sorosi.

LEXO EDHE:  “Oficeri në shkolla”/ Rama prezanton projektin pilot

LEXO EDHE:  Hafizi: Do të bojkotoj aktivitetet e Ramës deri sa të kërkojë ndjesë për sulmin ndaj Blushit

“Ik o Lul Sorosi se ti e di shumë mirë, po nuk deshi Baba Sorosi s’ke për të ardhur në pushtet”, ka reaguar një nga militantët demokratë.

Demokratët këmbëngulin që të ndërrojë taktikë.

“Po ik o Lul se me këtë variantin droga, krimineli, mafiozi nuk të ecën, ndërro taktikë”, komenton njëri prej tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi i fundjavës/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do ju ofrohen. Shpesh nuk i vini re dhe i lini që t’iu ikin. Ndërkohë që kjo është periudha më e mirë për të përfituar nga mundësitë që ju ofrojnë yjet, pasi në muajt në vijim do të mblidhni frytet e asaj që po bëni tani. Sa i takon ndjenjave, ka disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.

Demi

Do të përballeni me disa probleme të sferës sentimentale, ndaj mundohuni që të sqaroni çdo dyshim, pasi gjatë muajit në vijim, gjërat do të komplikohen mjaft. Po ashtu mundohuni që të mbani nën kontroll financat, pasi së fundmi keni shpenzuar shumë.

Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë mjaft e favorshme, e mbushur me entuziazëm dhe që duhet jetuar në çdo moment. Shmangni çdo lloj diskutimi, pasi nuk ia vlen që të shkatërroni një ditë si kjo. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe dashurisë.

Luani

Ju pret një ditë rikuperimi, në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me një sërë shqetësimesh. Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar, dhe do të keni mundësi që të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Ndiheni disi të lodhur, ndaj përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe relaksuar, edhe pse ngarkesat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes ndaj raporteve ndërpersonale dhe shmangni diskutimet.

Peshorja

Duhet të mundoheni të organizoni më mirë kohën tuaj. Po lini pas dore ndjenjat dhe me gjasë nuk do e shihni sa doni njeriun tuaj të zemrës. Gjatë kësaj fundjave janë mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale, ndaj përfitoni që të zgjeroni miqësitë. Në punë do të përballeni edhe me disa probleme.

LEXO EDHE:  Rama flet para Policisë / “Lojtarët” u blenë, 900 tonë drogë u shitën dhe paratë u ndanë

LEXO EDHE:  Hafizi: Do të bojkotoj aktivitetet e Ramës deri sa të kërkojë ndjesë për sulmin ndaj Blushit

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku më në fund mund të lini pas problemet e ditëve të kaluara. Mundohuni që të udhëtoni, pasi lëvizjet janë mjaft të favorshme. Në dashuri kërkoni më shumë siguri.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës duhet të sqaroni situata. Nëse së fundmi keni pasur probleme në sferën profesionale, tashmë gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për vete dhe për partnerin/en!

Bricjapi

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe në sferën sentimentale, pasi në këtë fazë të muajit, mund të ketë lajme të bukura në dashuri. Kjo gjë do të varet shumë prej teje dhe nga dëshira për të çuar përpara një histori. Kushtet për ta bërë janë të gjitha, duhet vetëm pak më shumë entuziazëm, shkruan noa.al.

Ujori

Do të jeni të detyruar që të punoni pak më shumë lidhur me një projekt tuajin, pasi puna do të jetë e kënaqshme. Do të përballeni me ndonjë problem të vogël financiar, ndaj duhet ta mblidhni dorën për shpenzimet. Gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar pasi stresi nuk do të jetë vetëm psikologjik.

Peshqit

Ju pret një ditë me fat dhe e mbushur me emocione pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Qielli do të jetë i mbushur me fitore dhe kënaqësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj dikujt, i cili për shkak të xhelozisë ndoshta kund të flasë keq pas kurrizit.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: