LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Ben Blushit i gjendet tesera e PD-së

22 Janar 2016, 20:32, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Ben Blushi do të deklaronte se në rastin e hapjes së rrugës dhe tunelit Tiranë – Elbasan deri ne 23 Qershor 2013, do të merrte teserën e Partisë Demokratike.  ?Ne rast se hapet rruga dhe tuneli Tirane – Elbasan deri ne 23 Qershor, une do mar teseren e PD.? është shprehur Blushi në vitin 2013.

Tesera ju bë gati sepse tuneli u hap dhe gjysma e rrugës perfundoi. Partia e zotit Blushi sot në më shume se dy vite s?ka bërë asnje centimetër punë në këtë aks duke e mbajtur peng investimin. Por Benit po i kujtojmë se teseren e kemi ende të printuar dhe me firmen e ish-Kryetarit, Sali Berisha. E në rast se do e donte me firmën e Lulzim Bashes, i premtojme se po hyri mik doktori kjo çështje zgjidhet.

Blushi dhe socialistet moren votat e qytetareve te Elbasanit dhe investimin e tyre me madhor ata e kanë lene ne harrese. Një aks i cili ndihmon jo vetem qytetin e Elbasanit, por edhe Librazhdin,Prenjasin, Pogradecin, Korçën dhe zonat turistike rreth saj. Tesera mund ti sherbeje si kujtese Blushit dhe deputeteve socialiste qe me shume se fjale te bejne ndonje pune per qytetaret qe i kane zgjedhur./citynews

Lajmet e fundit nga