Connect with Us

Skandal/ PD e Korçës, 1 konferencë në 7 muaj, Mano ushtar i dyshes Peleshi-Filo

Aktualitet

Skandal/ PD e Korçës, 1 konferencë në 7 muaj, Mano ushtar i dyshes Peleshi-Filo

Publikuar

-

Kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano, ka bllokuar konferencat për shtyp lidhur me problemet e qytetit të Korçës, të cilat janë me qindra. Pas ndarjes së re territoriale, e cila përfshin në Bashkinë e Korçës edhe fshatrat përreth, problemet janë edhe më të shumta, por PD vijon të heshtë. Ortakeria e tij me Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon vertetohen cdo dite e me shume.

Nga një monitorim i kryer nga citynews rezulton se Partia Demokratike e Korçës ka kryer vetëm një konferencë shtypi në 7 muaj.

Partia Demokratike Korçë dhe kryetari i saj Andrea Mano janë pllakosur nga heshtja ndaj problematikave. Nga selia blu nuk ka pasur asnjë reagim për problematikat ne qytet por edhe zonat qe perfshijne bashkine e re. PD në Korçë nuk flet per mjerimin e varferine, Mano dhe shpura e tij heshtin per skandalet e Bashkise Korce. ata nuk flasin per presionin dhe terrorin e Niko Peleshit ne qytet apo qeverisjen me “shkop” nga Sotiraq Filo. PD ka heshtur edhe për problemet e shkollave, situatën aktuale të rrugëve në qarkun e Korçës.  Heshtja vazhdon edhe për problemet e pastrimit të rrugëve në qytet. Dëbora ka mbuluar akset kryesore të qytetit, ndërsa firma pastruese nuk ka hedhur asnjë lopatë me kripë për të përmirësuar gjendjen.  Numri i aksidenteve rrugore vijon të mbetet në shifra të larta, por opozita e Korçës hesht edhe për këtë fakt.

Problemet sociale janë të shumta ndërsa institucionet përkatëse të qeverisë nuk kanë kryer asnjë tentativë për ti dhënë zgjidhje, por përsëri nuk ka asnjë reagim nga Partia Demokratike, e cila prej shume kohesh nuk mbledh kryesine e jo me te denoncoje problemet e qytetareve.

LEXO EDHE:  Kreshnik Spahiu numëron milionerët e politikës/ Pyetje publike demokratëve dhe socialistëve

Problemet e Korçës janë të shumta, po aq të shumta janë edhe heshtjet e Partisë Demokratike. Arsyeja që kreu i PD në Korçë, Andrea Mano ka zgjedhur të heshtë është bashkëpunimi me krybashkiakun Sotiraq Filo, i cili nuk shqetësohet për asnjë problem të qytetit pasi gjithcka e ben me urdher, derisa opozita që duhet të përfaqësojë zërin e qytetarëve ka vendosur të heshtë. Pergjigja eshte e thjeshte miqesia Peleshi-Mano -Filo nuk ndalet pasojat i vuajne qytetaret e Korces te cdo bindjeje apo dhe pa parti.

Fakti që në vetëm 7 muaj, PD e Korçës ka vetëm një konferencë për shtyp tregon se Andrea Mano ka vendosur të braktisë qytetarët, të cilët opoziten nuk e shohin me si shprese por e quajne ortaketi te dyshes Peleshi-Filo. Sjelljet e kreut të PD-së në Korçë nuk duken të jenë të një kryetari opozite. Përkundrazi, sjelljet e Andrea Manos të japin idenë sikur ai është nënkryetari i bashkisë Korçë, nënkryetari i  Sotiraq Filos dhe ushtari i Peleshit ne krye te PD ne Korce./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Basha kthehet pesë vite pas dhe pranon dështimin

LEXO EDHE:  Bushati takim tre-ditor me ministrin grek/ Zbardhet tema e diskutimit

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  “E dinë edhe ambasadorët”/ Mentor Kikia tregon nga burojnë financat e partive politike

LEXO EDHE:  "Zgjedhorja"/ Opozita e bashkuar e prerë: Të miratohet pa vonesa drafti i depozituar në Kuvend

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE