LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni

17 Janar 2016, 19:28, Aktualitet CNA

Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para mësohet se gjyqtari Gjermeni është goditur 4 herë me thikë. Ai është dërguar në spitalin e traumës ku ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se nga deklarimi i vetë gjyqtarit, ai është plagosur aksidentalisht nga një llamarinë.

 

Lajmet e fundit nga