LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SMS-ja e Ilir Metës/ Politika dhe media vlejnë më pak se 200 mijë euro!?

16 Janar 2016, 07:05, Aktualitet CNA

Skandali i sms-ve të përgjuara nga prokuroria midis biznesmenit Kastriot Ismailaj dhe një politikani të rëndësishëm (Ilir Meta), të publikuara nga gazetari investigativ Artan Hoxha, nuk kanë nxitur asnjë reagim nga politika. Dokumentet e prokurorisë u publikuara nga gazetari Hoxha, me firmën e prokurorit Lutfi Minxhozi, u bënë publike smstepër të gjithë, por përsëri politika ka heshtur ndërsa mediat janë shfaqur skeptike për vërtetësinë e tyre.

Politika

Nga politika nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me sms-të e publikuara, në të cilat u zbulua kërkesa që kreu i Kuvendit Ilir Meta i bënte biznesmenit Kastriot Ismailajt. Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, Meta i kërkonte  atij me patjetër 200 mijë euro.

Vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këto sms, qoftë edhe të mohojë vërtetësinë e këtyre mesazheve, si detyrim moral pasi është i implikuari kryesor. I vetmi nga radhët e LSI-së që ka dhënë një koment të shkurtër dhe jo etik, ka qenë sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. ? SMS-të e publikuara janë triller prostitutash?, tha Rama

Ditët e fundit është përfolur për një krizë të mundshme mes PS dhe LSI. Por kjo nuk ka ndikuar në mospërfshirjen e Partisë Socialiste në skandalin e përgjimeve.  Nga radhët e socialistëve nuk ka asnjë prononcim për përgjimet Meta-Ismailaj, edhe pse konspiracionet e para flisnin se ishte Edi Rama ai që kërkonte të godiste Ilir Metën, duke publikuar përgjimet ku ky i fundit kërkonte 200 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2009.

Mesa duket forcat aleate në qeveri kanë zgjedhur të luajnë kartën e ?çudia më e madhe 3 ditë zgjat?, por edhe duke krijuar zhurmë sikur mes aleancës qeveritare ka përçarje, me qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga skandali i përgjimeve.

Opozita

Heshtja për skandalin e përgjimeve ka prekur edhe kampin e opozitës. Ish ? kryeministri i vendit, Sali Berisha është munduar t?i shmanget pyetjes së  gazetarëve lidhur me përgjimet Meta-Ismailaj. Ai është shprehur se kjo çështje është një konflikt i brendshëm mes dy vëllezërve armiq. Berisha tha se kjo gjë nuk i intereson. ?Kokën hëngshin me njëri-tjetrin?, do të thoshte Berisha

Edhe kreu aktual i PD-së, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me këtë çështje. Është e vërtetë që fokusi i opozitës ka qenë reforma në drejtësi, por një çështje si kjo e përgjimeve, duhet të ishte në krye të listës të denoncimeve të opozitës, aq më tepër kur ka të bëjë me rivalin e drejtpërdrejtë në zgjedhje.

Në fakt, heshtja e opozitës është e pakuptueshme për një arsye të thjeshtë. Skandali i përgjimeve ka përfshirë kreun e Kuvendit dhe biznesmenin Kastriot Ismailaj, për të cilin opozita ndërmori një fushatë të gjerë denoncimesh gjatë akuzave të aferës CEZ-DIA,. Në atë kohë, Partia Demokratike do të akuzonte në mënyrë direkte kreun e parlamentit për përfshirjen e tij në vjedhjen e 600 milionë eurove. Madje pretendimi i tyre për hetim  ndërkombëtar u hodh për votim në parlament. Opozita votoi pro hetimit ndërkombëtar, pavarësisht se shumica votoi kundër. Pra, për opozitën, skandali i përgjimeve duhet të ishte ?një e mirë të cilës i duhej hapur dera?.

Mediat

Pasqyrimi i skandalit Meta-Ismailaj në median e shkruar, vizive dhe atë online ishte i ftohtë. Në fillim, shumica e kolegëve tanë zgjodhën të heshtnin përballë fakteve të publikuara nga gazetari Artan Hoxha. Më pas, ata që nuk mund të heshtnin, u  rreshtuan në mbrojtje të Ilir Metës, duke u treguar skeptik ndaj dokumenteve të prokurorisë. Dyshimet e ngritura ndaj vërtetësisë së tyre  janë të pashpjegueshme, pasi faktet u bënë publike.  Citynews publikoi disa ditë më parë, një shkrim në të cilin shkruhej se kreu i parlamentit Ilir Meta, zotëron një pjesë të mirë të mediave. Mënyra se si u trajtua skandali në media po vërteton konstatimin tonë në atë shkrim.

Nëse do ta përmblidhnim të gjithë ngjarjen e skandalit të përgjimeve Meta ? Ismailaj në një fjalë të vetme, fjala e zgjedhur do të ishte ?HESHTJE?. Kjo fjalë përfshiu politikën, mediat (jo të gjitha), por edhe vetë aktorin kryesor të këtij skandali, Ilir Metën. Por, a ja vlen të heshtësh për 200 mijë euro? A vlen politika shqiptare më pak se 200 mijë euro? Heshtja ndaj këtij skandali fakton se po, derisa aktorët politik dhe mediatik të vërtetojnë të kundërtën./citynews

 

Lajmet e fundit nga