LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto fakt-Shkatërrimi i Korcës/ Betonizohet zona muzeale e qytetit

15 Janar 2016, 12:14, Aktualitet CNA

 

Shkatërrimi urbanistik i qytetit të serenatave nuk ndalet. Fotot e mëposhtme tregojnë një ndërtim betoni në Bulevard ?Republika?. Ndërtim më 3 kate në zonën muzeale të qytetit, në zemrën e asaj që është simboli i identifikimit të Korcës.

Godina ndoshta ka dhe leje dhe gjithcka mund të jetë e “rregullt” sipas ligjit, pasi tashmë ?qepja? e dokumentave është bërë mode për bashkinë e Korcës. Qeveria deklaron bllokim të ndërtimeve në mes të Korcës kërcet betony. Disa letra dhe gjithcka vazhdon. Betoni lartësohet dhe zona muzeale dërmohet, Bashkia e Korcës, opozita aty dhe mediat heshtin turpësisht. E para e zhytur, e dyta e marë peng, mediat nuk ?shohin?. Ditët e fundit fotografuam për citynews te dyja objektet.

Pak histori

Betonizimi i zonës muzeale fillon me lejet e dhëna në këtë pjesë të qytetit nga kryebashkiakët e parë në Korcë, pra nuk bëjnë përjashtim as Gjergji Gjinko, Dhionis Kotmilo, Gjergji Duro dhe Robert Damo.

Simbolika e shkatërrimit urban të Korcës, kapi kulmin e saj me ndërtimin e një godinë 5 kate beton, totalisht pa asnjë lidhje me arkitekturën e asaj zonë në kohën kur Bashkia Korcë, drejtohej nga Niko Peleshi sot zv/kryteministër. Një pallat i cili shkatërroi shtepinë karrakteristike të piktorit Guri Madhi dhe e ktheu atë në një masiv betoni.

Peleshi u justifikua me një dokument të dhënë nga Ish-ministri Ferdinand Xhaferaj i cili në fillim i shkruante Bashkisë Korcë se ishte zonë muzeale. Me ndërhyrjen e Ben Blushit dhe disa pronarëve të mediave shkresa u ndryshua. Pas një jave erdhi dokumenti tjetër. Xhaferi shkruante se zona ishte muzeale por gkurma ku do ndërtohej JO. Të gjithe u kënaqën edhe biznesmeni i Ben Blushit dhe Niko Peleshit, edhe pronari i mediave. Godina u ndërtua. Betoni është aty.

Pas Niko Peleshit betoni vazhdoi rrugën e tij edhe më të sukseshme. Sotiraq Filo i cili në fakt është roja I Peleshit në bashki, ka lejuar një tjetër ndërtim betoni. Në zemër të Bulevard ?Republika?, një nga zonat më të bukura të qytetit hidhet beton, lartësohen kollona. Trashëgimtari i Niko Peleshit vazhdon detyrën e tij, shkatërrimin e Urbanistikës të qytetit, ashtu si me një kullë betoni në qendër të qytetit duke shkatërruar një shesh, vazhdojnë me betonizimin e zonës muzeale. Fotot flasin vetë më shumë se fjalet e kryebashkiakëve, apo shkrimet ne gazeta e portale.

25 vjet, Korca ka njohur vetëm betonizim por rritmet kanë qenë të ulta, lartësitë e betonit Korcës ja hodhi Niko Peleshi dhe nuk ndalet as Sotiraq Filo, ky i fundit duket edhe më i stërvitur se shefi i tij.

Më poshtë po sjellim foto të dy objekteve për të cilat sollëm raportimin e mësipërm. Godina e përfunduar si ?vepër? betoni e Niko Peleshit dhe e dyta si ?vepër? betoni e ushtarit të tij Filo, në Bashkinë Korcë.
ko 6ko1ko2ko3ko4koo2koo1

Lajmet e fundit nga