LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PEZULLOHEN DY PUNONJËS TË POLICISË RRUGORE

9 Janar 2016, 15:56, Aktualitet CNA

Pas publikimit të një video ku shfaqen dy punonjes të Policë Rrugorë dhe pretendohet se kanë përfituar para nga një drejtues mjeti, duke shkelur rëndë detyrën, Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjesit Agron Boga dhe Nazmi Xhaja.

Pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit ka rezultuar se punonjësit e sipërpërmendur, në datën 8 janar 2016, në orët e pasdites, po kryenin shërbimin në aksin kombëtar Kashar – Tiranë dhe kanë ndaluar një automjet pasi kishin marrë njoftim se udhëtonte me xhama të errësuar. Dyshohet se punonjësit e policisë kanë shkelur detyrën duke mos ndëshkuar drejtuesin e automjetit, në këmbim të parave. Çështja është duke u hetuar paralelisht edhe nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderojnë qytetarët dhe mediat për kontributin në luftën kundër shkelësve të ligjit dhe kundër korrupsionit, si dhe i ftojnë ata të vijojnë të japin kontributin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit siguron mbarë opinionin publik se përballë shkeljeve të detyrës nuk do të kursehet askush, thuhet ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit.

Ja video ku punonjes të Policë Rrugore kanë përfituar para nga një drejtues mjeti

Kur paraja të verbon?

Dy punonjës të policisë rrugore ?harruan? të hidhnin sytë rreth e rrotull para se të mbushnin xhepin. Efektivët e rrugores kryeqytetase, Agron Boga dhe Nazmi Xhaja, dyshohet se kanë përfituar një shumë të hollash nga një drejtues mjeti i cili qarkullonte me xhama të zinj, duke shkelur rëndë detyrën.
Aspak të sofistikuar në veprimet e tyre, policët janë ?ëmbëlsuar? nga shuma e të hollave duke u bërë protagonist të një videoje amatore.

Posted by Kliklajm.al on Saturday, 9 January 2016

Lajmet e fundit nga