LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A iku Rama në SHBA për të shitur bazën e Pashalimanit?!

7 Janar 2016, 17:16, Aktualitet CNA

 

Kreu i qeverisë pushimet tij këtë vit i filloi ndryshe, të gjithë i fillojnë përpara vitit të ri dhe i përfundojnë në ditët e para të tij, Edi Rama i filloi pas ditëve të para për një vizitë miqësore në SHBA.

Edi Rama u fotografua në Majemi edhe në prani të biznesmenëve dhe investitorëve shqiptaro-amerikanë si Selim Rusi, se bashku me të dhe bashkëshorten Linda ai u fotografua në  një ndeshje finale të NBA në SHBA.

Zyra e shtypit të qeverisë nxitoi të sqaronte se vizita ishte krej private dhe Rama shkonte si i ftuar i disa miqve të tij. Miq, të cilët në fakt nuk janë të panjohur. Selim Rusi është një nga personat që Blendi Fevziu e theksoi si biznesmen dhe investitor në SHBA, mjaft aktiv në komunitetin shqiptaro ? amerikan.

Midis të tjerash në shkrimin e opinion.al thuhet se burime të besueshme nga Nju Jork, i thanë këtij
portali se ai ka shprehur dëshirën të hyjë në një investim të madh që lidhet me industrinë e anijeve. Pa e specifikuar konkretisht ku.

Por ky specifikim i munguar nga disa pikëpyetje dhe hedh mjaft dyshime per viziten e Rames. Të cilat në fakt ju japin më shumë zë fjalëve të qarqeve politike dhe gazetareske.

Selim Rusi apo sic njihet shkurt Sul Rusi mund të jetë një nga personat e interesuar për të marë në shfrytëzim ose më
koncesion bazën e Pashalimanit, thanë burime për citynews.

Pashalimani

Kjo bazë ushtarake e cila dikur ka qenë krenaria e Shqipërisë me një vendim të qeverisë Rama është kthyer në një ndërmarje shtetërore e quajtur ?Kantieri i ndërtimit dhe riparimit të anijeve?, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas vendimit të qeverisë të Majit 2015, kantieri e ka qendrën (selinë) në Pashaliman, Vlorë, ndërsa objekti i veprimtarisë së kantierit detar është ndërtimi dhe riparimi i mjeteve lundruese ushtarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të mjeteve lundruese civile, të tilla si anije, skafe, motovedeta, gomone etj., si dhe kryerja e punimeve dhe shërbimeve për të tretë, në përputhje me kapacitetet teknike të ndërmarrjes. Gjithashtu, ndërmarrja e re ka të përcaktuar me një planvendosje territorin, si dhe inventarin e godinave. Lidhur me pronësinë e ndërtimeve dhe tokave përreth është bërë edhe një vlerësim me raport nga ekspertët kontabël dhe të vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Shuma e kapitalit themeltar të shoqërisë është dy miliardë e katërqind e dyzet e gjashtë milionë lekë. Për nevojat operative, qeveria ka caktuar një shuma prej 97. 8 milionë lekësh që transferohet nga Komanda e Forcës Detare Durrës në favor të ndërmarrjes shtetërore ?Kantieri i ndërtimit dhe riparimit të anijeve?. Kjo shumë i shtohet kapitalit themeltar. Pra vlera shkon afersisht 20 milion dollarë e kësaj baze.

Privatizim apo koncesion?

Të njëjtat burime theksuan se Rusi mund të jetë një nga njerëzit e interesuar për ta marë bazën e Pashalimanit me koncesion. Opinion.al thekson fushen ku mund te vepronte Rusi, por jo vendin. Aktualisht në këtë ndërmarje pas trajnimeve dhe përgatitjeve dhe trajnimeve të bëra nga eksperte te huaj dhe qeverisë shqiptare, mund të riparohen dhe rikonstruktohen anijë, skave dhe mjete të ndryshme lundruese. Kapacitetet e saj mund të jenë një ?lumë? të
ardhurash për qeverisë.

Kryeministri Rama ka qenë në Majemi, pikërisht me Selim Rusin një nga njerzit që mund ti interesojë baza e Pashalimanit. Por ende nuk ka një konfirmin se ka shkuar për të mbyllur gjithcka, apo e ka bërë vizitën për ti thënë jo biznesmenit Rusi. Prania e Rames në publik me Rusin mund të jëtë edhe një manovër që kreu i qeverisë të shmangë biznesmenin shqiptaro-amerikan, për ta cuar këtë baze dhe ndërmarjen në duar të tjera që mund të jenë më të sigurta dhe të besueshme për Ramën./ citynews

Lajmet e fundit nga