LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ARRSH: Ja situata në akset rrugore

6 Janar 2016, 16:22, Aktualitet CNA

Informacion mbi gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore kombëtare (sipas qarqeve) datë 06.01.2016

Tiranë

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk ? TEG ? Ibë ? Elbasan, në segmentin Rotondo ? Sauk ? Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

Në aksin Ura e Peshkatarit ? Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.

Tek nënkalimi i Mulletit rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit në këtë vend.

Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml.

Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqesues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë

Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.

Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.
Janë marrë masa me sinjalistikë.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Vlorë

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.
Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Të bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

Gjirokastër

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri për rënien e gureve në rrugë.

Elbasan

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun
Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
1.Murrash, km 73-77
2.Dragostunjë, km 81-84
3.Pishkash, km 101-103
4.Qafë Thanë, km 110-113

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.
Në aksin Librazhd ? Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
1.Derven, km 60-63
2.Babluc, km 66-67

Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.
3.Në Papër, km 57, situata është normale.

Aksi Elbasan ? Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
1. Banjë ? Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan ? Drizë, km 72-80

Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

Aksi Gramsh ? Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës.

Korçë

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjellë përmirësim në qarkullimin e mjeteve.
Aksi Korcë-Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën.
Aksi Korcë-Voskopojë kalimi është normal. Edhe ne aksin Korçe ? Dardhë nuk ka probleme me qarkullimin.
Gjendja e Akseve te tjera rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.
Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 13 borepastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe punetore ne segmentet me problematike. Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak te fluksit të makinave

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

Kukës

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në aksin Tuneli Kalimash ? Kukes ? Morine janë në gadishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes ? Krume jane në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës ? Draj Reç jane ne gadishmëri 2 mjete, ne aksin Domaj ? Bushtrice jane ne gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukes ? Qafë Shllak janë në gadishmeri 2 mjete, në aksin Kukës ? Ura e Zapodit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete.
1. Në aksin Krumë- Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Në aksin B. Curri ? Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka h rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë ? Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj ? Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.
Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
Te behet kujdes dhe te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka probleme ne rruge dhe renie guresh e materialesh te tjera.
Gjithashtu të bëhet kujdes ne ato segmente ku ka ngrica në rrugë.

Dibër

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lagështise në rrugë.
1. Gjatë gjithë aksit Skurraj ? Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri jane 2 mjete.
2. Në aksin Burrel ? Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
3. Në aksin rrugor Kuben ? Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Të behet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.

Shkodër

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.
Në akset Dedaj ? Razëm dhe Koplik ? Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Në gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder ? Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome, në aksin Shpal ? Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rrëshen ? Qafe Benë janë në gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali ? Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj ? Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.
1.Në aksin Qafë Laç ? Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.
2. Në aksin Pukë ? Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
3. Gjatë aksit Fushë Arrëz ? Qafë Mali ? Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
4. Në aksin Vau i Dejës ? Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. Të bëhet kujdes në zonat ku ka ngrica në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes ne zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Lezhë

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot ? Skurraj ? Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut ? Rubik ? Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen ? Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.
1.Në aksin Rrëshen ? Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :
a. Mashterkovë km 26,
b. Fan km 28.5,
c. Bicak km 34,
ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.
2.Në aksin Fushë Milot ? Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lajmet e fundit nga