LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza e emigrantëve/ BE i jep 3 milionë euro Turqisë

29 Nëntor 2015, 20:29, Kosova & Bota CNA

Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje me shtetin turk për sa i përket krizës së emigrantëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia ka marrë një fond prej 3 milionë eurosh për të forcuar kufijtë. Realizimi i këtij projekti do të reduktojë numrin e emigrantëve që kalojnë përmes Turqisë për tu drejtuar më pas në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vetëm këtë vit, në Europë kanë mbërritur 720 mijë emigrantë.

Këtë marrëveshje e ka komentuar edhe kryeministri i Turqisë Ahmet Davuto?lu, i cili u shpreh se kjo është një arritje historikë që tregon marrëdhëniet e mira midis Turqisë dhe BE-së.

 

Lajmet e fundit nga