LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Dhomës së Tregtisë akuza qeverisë: Buxhetin 2016 e mësuam nga mediat

26 Nëntor 2015, 21:16, Aktualitet CNA

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka akuzuar qeverinë se nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe bizneset për buxhetin e vitit 2016. I ftuar në Top Story, Jaka iu drejtua ministrave të ftuar në emisionin e Sokol Ballës, Arben Ahmetajt dhe Shkëlqim Canit se buxhetin e vitit të ardhshëm, Dhoma e Tregtisë e ka mësuar nga mediat, dhe jo në rrugë zyrtare.

Jaka shtoi se në paketën fiskale të vitit 2016, taksat e parashikuara janë të pamenduara mirë. Kreu i Dhomës së Tregtisë foli edhe për luftën ndaj informalitetit, ku tha se nga institucioni që ai drejton, qeveria ka marrë shpesh paralajmërime lidhur me aksionin ndaj informalitetit. Jaka shtoi se kontrollet e vazhdueshme nga ana e tatimorëve,  kanë dëmtuar një numër të madh biznesesh.

Lajmet e fundit nga