LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belgjikë/ Reduktohet niveli i sigurisë ndaj kërcënimeve terroriste

26 Nëntor 2015, 18:32, Kosova & Bota CNA

Autoritetet belge kanë reduktuar nivelin e sigurisë në Bruksel nga niveli më i lartë katër në tre. Qyteti ishte i mbyllur për gati një javë, me shkolla, universitete, dhe sisteme të metrosë të mbyllur dhe ushtarë të shumtë të vendosur në rrugë.

Alarmi u ngrit pas frikës së një sulmi të ngjashëm me atë të ndodhur në Paris. Disa nga terroristët e dyshuar të sulmeve të Parisit jetonin në Bruksel. Të paktën një prej tyre, Salah Abdeslam, është ende i lirë. 130 njerëz u vranë në sulmet në Francë dhe më shumë se 360 u plagosën. Policia në Belgjikë ka ngritur një numër bastisjesh dhe kërkimesh gjatë dy javëve të fundit dhe janë akuzuar pesë persona për vepra terroriste.

 

Lajmet e fundit nga