LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UKT njofton se do të ketë mungesë uji në zona të caktuara në kryeqytet

23 Nëntor 2015, 08:23, Aktualitet CNA

Qytetarët e Tiranës po vuajnë mungesën e ujit të pishëm.  UKT ka njoftuar banorët e kryeqytetit  se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme, ka turbulencë në Liqenin e Bovillës dhe për këtë arsye disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë.

Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht janë Kinostudio, Xhamlliku, Alliasi, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Durrësit. Stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situates.

Mungesa e ujti ka vënë në vështirësi banorët në përditshmërinë e tyre.

Lajmet e fundit nga