LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja situata e përmbytjeve në vend

22 Nëntor 2015, 12:48, Aktualitet CNA

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në zonat e veriut të vendit. Në disa zona ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Shiu ka shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe në kryeqytet, ku në disa rrugë ka qenë i vështirë qarkullimi i automjeteve për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Dibër, dyshohet një i mbytur   Një 27-vjeçar nga Dibra dyshohet se është viktima e parë nga moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për Adil Vladin. Sipas burimeve të policisë, 27-vjeçari kishte shkuar për të pastruar kanalet që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2. Sakaq shërbimet e policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Fushë-Krujë, lumi Zezë del nga shtrati   Shirat e rëna gjatë natës kanë bërë që lumi Zezë në Fushë-Krujë të dal nga shtrati. Për pasojë dhjetëra banesa janë përmbytur në lagjen “Bakushe Visha”. Në disa zona raportohet se niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër, ndërsa grupet në terren po Punojnë për stabilizimin e situatës.

Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e peshkimit   Ndërsa në Vlorë për shkak të motit të keq është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit. Shkak janë bërë erërat e forta dhe dallgët 4-5 ballë. Trageti i linjës Brindisi ? Vlorë u nis me vonesë për shkak të dallgëzimit

Durrës, 3 tragete nuk janë ankoruar, ku njëri prej tyre qëndron prej 24 orësh i pa ankoruar. Ndërsa 2 tragete që do të udhëtonin drejt Barit janë nisur me vonesë.   Tragetet që duhet të niseshin mbrëmë në 23:00 janë nisur sot në orë 06:00. Shkak për nisjen me 7 orë me vonesë është bërë dallgëzimi në det të hapur është rreth 9 ballë dhe era që fryn 70 km/orë. Kapitaneria e Portit të Durrësit po punon për ankorimin e një anijeje.

Kukës, probleme me energjinë elektrike   Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë gjithë qarkun e Kukësit. Në 24 orët e fundit ka pasur probleme me energjinë elektrike. Prej mbrëmjes së djeshme nga ora 20:00 dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit i gjithë qarku ka qenë në errësirë. Në mëngjes edhe pse është rikthyer energjia në qytetet Kukës, Has dhe Tropojë ndërprerjet e energjisë ka qenë të herëpashershme.   Shkak është dëmtimi i shtyllave dhe përcjellësve elektrik në stacionin e Uzinës, si pasoje e motit te keq por edhe mbingarkesës në rrjet. Si pasojë e avarive në 7 fidra, disa zona në 24 orët e fundit mbetën pa energji si Geghysen, Ragam, Tropojë e Vjetër, Pac, Bujan/B. Curri,  Shishtavec Mamëz, Shemri, Shtiqën/Kukës, Fajzë/Krumë. Po punohet për riparimin e defektit për të rikthyer energjinë në të gjithë qarkun.

Lajmet e fundit nga