LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Gjon Bruçi: Tradhëtarët e mëdhenj janë Ramiz Alia, Sali Berisha, Arben Imami, Koço Kokëdhima, Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni ....

22 Nëntor 2015, 12:53, Politikë CNA

Sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçi, është i drejtpërdrejtë dhe më i qartë sa i takon qëndrimit të tij rreth rolit dhe dredhisë së nomenklaturës komuniste gjatë ndryshimit të sistemit. Gjon Bruçi ka reaguar pas një debati në distancë mes Xhelil Gjonit dhe Muharrem Xhafës, rreth rolit të Ramiz Alisë, anëtarëve të Byrosë Politike dhe sekretarëve të rinisë gjatë ndryshimit të sistemit. Gjon Bruçi mendon se Ramiz Alia, Sali Berisha, Arben Imami, Koço Kokëdhima, Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni etj., që të gjithë janë pjesë e tradhtisë së madhe. Në komentin e tij, ai shprehet se personazhet e përmbysjes së sistemit në vitin ?90 dhe të besuarit e sistemit, vijojnë të dominojnë politikën shqiptare prej 25 vitesh.

Grupi i tradhtarëve 

Ajo që ia vlen të theksohet në situatat e tanishme është fakti se personazhet e përmbysjes së viteve nëntëdhjetë, vijojnë të jenë përsëri në drejtim. Këto personazhe që tradhëtuan socializmin, që i ranë hasha idealeve që kishin përqafuar dhe përbetimit që kishin bërë me vullnet të lirë, në zhargonin e zakonshëm quhen bastardë. Këta bastardë, duke qenë afër qendrës së përmbysjes dhe autorëve të saj, u kujdesën të zinin pikat dominuese të sistemit të ardhshëm, pika dominuese në politikë dhe në ekonomi, dy asetet që të sigurojnë karrierë në sistemin kapitalist. A nuk ishin Koçot, Lisienët, Fatmirët, Gramozët, Berishët, Imamët e të tjerë si këta, përfshirë dhe pasardhësin e shokut Xhelil që, duke qenë afër ?qendrës? dhe të ndihmuar nga Ramizët, Xhelilët, Sofoklitë, Vangjushët e…lulushët e tjerë të nomenklaturës së lartë të PPSH-së, pasi realizuan ?evoluimin?, siç e quan Xhelil Gjoni, apo ?dredhjen?, siç e cilëson me të drejtë Muharrem Xhafa, kapën ?asetet? e sistemit me nofkën e pamerituar ?demokraci???!!

Akrobacia e ish shokëve

Ne, komunistët e thjeshtë, nuk jemi xheloz për këtë ?kapje? të atyre që e ?drodhën?. Ajo që na dëshpëron është fakti që këtë akrobaci të ish-shokëve tanë komunistë në kurrizin tonë nuk arritëm ta kuptonim në kohë. Madje edhe sot pas njëzet e pesë vitesh, një pjesë e mirë e ish komunistëve, vijojnë t?ju shkojnë pas këtyre bastardëve. Por me bastardë në drejtim, asnjë sistem nuk mund të ndërtohet. Është kjo arsyeja që edhe pas dy dekadash e gjysëm shqiptarët vërtiten në qerthullin e bërjes e zhbërjes së shtetit ligjor. Nuk po themi të shtetit demokratik, sepse atë mund ta ndërtojë vetëm sistemi socialist e komunist.

Prapaskenat e tradhtisë së nomenklaturës  

Shoku Muharrem Xhafa, mendoj se bëri mirë që preku një problem, i cili, jo vetëm për brezat e tanishëm, por edhe për një pjesë të shqiptarëve, veçanërisht për ish komunistët që janë konvertuar në socialistë, është ende i mjegulluar. Muharrem Xhafa, prapaskenat e tradhëtisë së nomenklaturës së lartë të PPSH të kohës së Ramizit i ka trajtuar gjerësisht në librin e tij politik: ?Kur tradhëtohej Socializmi?. Por libri ka një mundësi më të pakët se sa debatet në median vizive e të shkruar, të cilat edhe pse të kufizuara për ne komunistët, ?vrapojnë? më shpejt tek ata që duan të dinë të vërtetat e ngjarjeve të fundviteve nëntëdhjetë. Dhe njohja e prapaskenave të atyre viteve hedh dritë edhe mbi situatën e sotme të vendit tonë, kur shtetin, shoqërinë dhe vendin i ka mbërthyer jo vetëm mafia ekonomike, por në radhë të parë mafia politike.

Pse dështoi sistemi komunist  

Siç cekëm në krye të shkrimit, sistemi socialist në vendin tonë nuk dështoi, siç mundohen të argumentojnë ushtarët apologjetë të sistemit aktual. Ai u tradhtua poshtërsisht nga krerët që e udhëhiqnin atë. Vitet do të kalojnë dhe do të vijë momenti që ?dosjet? do të hapen. Ata që do të kenë mundësinë t?i shfletojnë ato, do të shohin konspiracionin e madh që është zhvilluar me të gjitha mjetet kundër vendit tonë, kundër PPSH, kundër socializmit. Sa ishte gjallë Enver Hoxha, aparatçikët, burokratët dhe veçanërisht tradhëtarët nuk gjenin vrimë ku të futeshin. Ai në çdo rast godiste me grushtin e tij të fuqishëm mbi këto vemje, duke mbajtur të pastër vijën e Partisë Komuniste dhe rrugën e vërtetë të Socializmit. Por siç rezultoi, poshtë ?bërrylit? të tij mbetën edhe të pandëshkuar. Madje mbeti ?derri Maç?, i cili, pas një tollovitje pesëvjeçare do të na bënte gjëmën, e cila po vijon edhe sot. Pas vdekjes së Komandantit, të fshehurit poshtë ?bërrylit?, së bashku me ?derrin Maç? morën frenat në dorë, dhe duke i përdorur ato me djallëzi, e lëshuan ?karrocën? drejt humnerës.

Dilema e rënies së komunizmit 

Për rënien e sistemit socialist në vendin tonë janë ?grirë? mijëra fjalë e nxirë tonelata me letër. Po, nga i erdhi rënia atij sistemi aq vital, të cilin e pati përqafuar pjesa dërmuese e shqiptarëve? Dështoi si sistem shoqëror? Apo kishte shkaqe të tjera që lidhen me faktorë subjektivë të brendshëm e të jashtëm? Kjo dilemë qëndronte midis nesh në vitet e para të përmbysjes, por tani kur personazhet e kësaj përmbysjeje kanë dalë në dritë të diellit dhe madje po na tregojnë gjithë konspiracionin që është lozur në kurrizin tonë, gjithçka është e qartë. Sistemi socialist nuk dështoi, siç mundohen të argumentojnë apologjetët e kapitalizmit, por e rrëzuan me tradhëti e me prapaskena, të cilat për fat të keq kishin personazh Judën e madh me emrin Ramiz Alia dhe disa ?Judej? të vegjël që i rrinin rrotull pas ?kryqëzimit të Krishtit?.   Për debatin mes Xhelil Gjonit dhe Ramiz Alisë    Këtë konkluzion, na e vërteton më së miri ish Sekretari i KQ të PPSH, Xhelil Gjoni, në replikën që bën kundër Muharrem Xhafës e Muho Asllanit, të vetmit personalitete të larta të asaj kohe që nuk i kanë ndryshuar bindjet e tyre të kohës së socializmit. Drejtuesi aktual i PPSH, Muharrem Xhafa, në një prononcim për gazetën SOT, shpalos një të vërtetë të njohur nga të gjithë kur na thotë se ?drejtuesit e rinisë në kohën e socializmit, Koço Kokëdhima, Fatmir Xhafaj e Lisien Bashkurti ishin përzgjedhur nga Ramiz Alia si besnikë të mësimeve të Enver Hoxhës, por në fund e drodhën bashkë me Ramiz Alinë?. Mirëpo, ish Sekretari i KQ, shoku Xhelil, në vend që të ngrysë ditët e tij të qeta të pensionit, kërcen e hyn në valle, duke na sjellë disa të vërteta të ?ëmbla? dhe të ?hidhura?. Të ?ëmbla? në mbrojtje të personave të lartpërmendur nga Xhafa dhe të ?hidhura? për veprimtarinë e tij të atyre viteve, që ne komunistët e thjeshtë e dinim se ishte veprimtari revolucionare e në mbrojtje të idealeve të Socializmit e të Komunizmit.

Ish drejtuesit e rinisë së socializmit

Ato që thuhen nga Muharrem Xhafa për këta ish drejtues rinie të kohës së socializmit, nuk janë ?pallavra?, siç i quan Xhelil Gjoni, por të vërteta të hidhura, të cilat nuk lidhen vetëm me këta ish drejtues, por me shumicën e nomenklaturës së Partisë së Punës të viteve 1985-1990. Midis kësaj nomenklature, hapur dhe vullnetarisht rreshtohet edhe ish sekretari i KQ, një nga më ?parimorët? dhe më të ?vendosurit? me emrin Xhelil Gjoni. Le të komentojmë disa nga shprehjet e këtij ish kuadri të lartë, shpalosur pa doganë në prononcimin për gazetën SOT dhe Panorama, ku ne ndoqëm debatin më të fundit për një problem të konsumuar tashmë. Duke dashur t?ju dalë në krah ish drejtuesve të djeshëm të rinisë ai na thotë: ?Ata ishin të rinj, punuan dhe luftuan për ideale. Secili më pas mori rrugën e vet. Nuk e tradhëtuan partinë, por evoluan si gjithë bota?. Sipas kësaj logjike, idealet qenkan të përkohshme, të cilat mund të evolojnë sa herë ndërron shigjeta e barometrit të presionit atmosferik! Më tej ai justifikohet: ?Ata ishin të rinj, ç?të bënin, t?i binin murit me kokë?… Në asnjë mënyrë u themi ne sot. Murit me kokë nuk duhej t?i binin as drejtuesit e rinj të rinisë e as nomenklatura e lartë e Partisë. Pavarësisht se të gjithë betoheshin se ?do të japim jetën per idealet e Partisë dhe mësimet e shokut Enver?, koka or miq është më e rëndësishme!!! Dhe më kokën nuk bëhet shaka!!! Ndaj ata nuk i ranë murit me kokë, por qarit me torbë . . .!

Lëvizjet e Xhelil Gjonit në prapaskenë

Akoma më e qartë na ligjëron ish udhëheqësi i lartë për situatat që zhvilloheshin në fundvitet nëntëdhjetë, kur ne komunistët e thjeshtë u gjendëm midis përbetimeve të krerëve udhëheqës se ?do ta mbrojmë socializmin gjer në vdekje?, dhe prapaskenave makbethiane të shembjes së tij. Vini re: ?Arben Imami dhe Gramoz Pashko, -kumton hapur ish Sekretari i KQ të PPSH, Xhelil Gjoni, – janë takuar shpesh me mua gjatë kohës që krijohej PD-ja dhe pas krijimit të saj dhe të gjitha mësimet që u kemi dhënë i kanë zbatuar një më një. PD ka qenë fund e krye e konsultuar me ne të Komitetit Qendror, që i njihnim punët e partisë?! Dhe të gjitha këto ndodhnin, kur mua komunistit të thjeshtë atje në bazë më lexohej ?Buletini? i KQ i PPSH-së, i cili shkruante qartë e prerë se ?nuk do të ketë kurrsesi pluripartitizëm!?

Si u krijuan partitë   

Por, siç thotë edhe vetë personazhi në fjalë, ata të Komitetit Qendror ?i njihnin mirë punët e partisë?!!! Ndërsa ne komunistët pa pozita të larta, ishim thjeshtë ushtarë të bindur që shkonim pas ogiçit. Dhe vërtet kështu ndodhi, sepse ne nuk e dinim që tradhëtia kishte hipur në majë të kalasë, të cilën e përmbysi si të ishte prej rëre! Ish Sekretari i KQ nuk mungon të na tregojë edhe se si u krijuan partitë e tjera politike. Për këtë na sjell si shembull Partinë Republikane, për të cilën thotë se ?Sabri Godo u thirr në dhomën 80 të KQ, ku u takua me Sofokli Lazrin për krijimin e Partisë Republikane. Me ta ishte dhe Vangjush Gambeta, kryeredaktor i ?Zërit të Popullit . . . !? Kur në këtë histori, pashë edhe emrin e Sofokli Lazrit, të cituar nga ish kolegu i tij, mendja më shkoi tek një mesazh i Partisë Komuniste Gjermane, m.-l. ( partia që dikur drejtohej nga Ernst Aust, mik i PPSH dhe i Enver Hoxhës) dërguar para disa ditësh PKSH. Shokët e Ernst Aust-it në mesazhin drejtuar Partisë Komuniste të Shqipërisë (Partisë që militon sot midis dallgëve të borgjezisë dhe mercenarëve të saj), midis të tjerave pyesnin dhe për Sofokli Lazrin, për të cilin ata kishin respekt të veçantë. Ç?tu thosha për Sofon? Se tashmë shikon hesapet e veta dhe e ka braktisur frontin komunist? Apo t?ju tregoja këtë që thotë kolegu i tij Xhelil Gjoni për të?!! Gazeta SOT

Lajmet e fundit nga