Connect with Us

Sulmet terroriste/ Tirana dhe Moska, dy kryeqytetet më të rrezikuara?

Aktualitet

Sulmet terroriste/ Tirana dhe Moska, dy kryeqytetet më të rrezikuara?

Publikuar

-

Tirana dhe Moska janë dy kryeqytetet europiane më të rrezikuara nga sulmet terroriste të Shtetit Islamik, ISIS. Alarmi ekstrem, i marrë nga shërbimet e huaja inteligjente, është analizuar dhe përcjellë nga Shërbimi i Informativ Shtetëror, drejt organeve të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Menjëherë pas këtij alarmi të zyrtarizuar dhe protokolluar nga Shërbimi Informativ, janë informuar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, si dhe ato të policisë. Këta të fundit urdhëruan, një ditë më parë, kalimin në gatishmëri të plotë të të gjithë efektivëve të forcave të rendit.

TV Klan ka mësuar se, sipas sinjalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror,  përveç kryeqyteteve të tjera europiane, Tirana futet në listën e metropolove më të rrezikuara nga sulmet terroriste, madje duke kaluar edhe Romën, Milanon apo Londrën dhe është në një nivel me kryqytetin rus, Moskën.

Shteti dhe qeveria ruse janë kërcënuar disa herë për sulme nga ISIS për shkak të fushatës së bombardimeve që Presidenti Putin po përdor kundër kalifatit islamik. Por, vënia e Tiranës në të njëjtin nivel rreziku sa Moska, ishte një surprizë, jo vetëm për Shërbimin Sekret Shqiptar, por edhe për vetë shërbimet sekrete të huaja, të cilat ua kanë përcjellë këtë informacion kolegëve shqiptarë.

Kërcënimi ndaj Shqipërisë në fakt është bërë i njohur prej kohësh nga vetë eksponentët shqiptarë të ISIS, që në muajt e verës që shkoi. Të marra fillimisht jo me aq seriozitet, kërcënime të tilla tashmë janë në top listën e axhendës së Shërbimit Informativ Shtetëror, që ka lajmëruar Policinë e Shtetit të marrë masa parandaluese. Sheshe, rrugë, mjete apo stacione të transportit urban, vende të mbipopulluara, ashtu si edhe vetë efektivët apo godinat e policisë, janë targeti kryesor, që mund të synojnë elementët terroristë. Ndaj dhe vëmendja më e madhë duket se është përqendruar pikërisht këtu.

LEXO EDHE:  Skandal /Rilindjes që po i digjet toka nën këmbë!

Këto vende po monitorohen ditën dhe natën. Në sinjalizimin e SHISH, nuk lihet pa përmendur edhe rreziku që mund të kenë institucione publike, si shkollat apo spitalet. Për këtë arsye, shërbimet inteligjente, në varësi të situatës, kanë sugjeruar edhe shkurtimin e orëve të mësimit, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja e 42-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhen detajet e para

Publikuar

-

Nga

Plagosja e 42-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhen detajet e para

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë.

Mësohet se dy personat e konfliktuar me njëri-tjetrin kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më tej janë përleshur.

Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin  dhe më pas është arratisur.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të agresorit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vijon procesi i numërimit/ Ja rezultati në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë

LEXO EDHE:  Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve/ Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë

Publikuar

-

Nga

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve, Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të shtunën përmes një video-mesazhi në Facebook vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos-certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të disa prej partive kryesore të vendit.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve për të ruajtur qetësinë, Osmani foli për “agjenda partiake” nga ana e anëtarëve të KQZ-së dhe u kërkoi këtyre të fundit “të mos abuzojnë” me Komisionin pasi në të kundërtën do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ-në për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ-së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor,” – tha Osmani gjatë konferencës, ku në tërësi vëmendjen kryesore e pati për punën vjetore të prokurorëve.

Presidentja në detyrë e Kosovës e konsideroi të papranueshme vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar disa prej listave të kandidatëve duke shtuar se paralelisht ka pasur presione politike.

LEXO EDHE:  Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

LEXO EDHE:  Veliaj: Në 4 shtator aksion popullor

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre,”  – u shpreh Osmani duke kujtuar se anëtarët e KQZ-së janë betuar të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme.

KQZ vendosi të premten të mos miratonte listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo me argumentin se në to përfshiheshin persona të dënuar me vendim të prerë tre vitet e fundit./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në një lokal në Vlorë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika në një lokal në Vlorë/ Plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbremjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë në një lokal.

I plagosur ka mbetur një person rreth moshës 45 vjeç, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

 

 

LEXO TE PLOTE