LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me ilacet/ Vilma Nushi përfiton miliona euro

20 Nëntor 2015, 13:46, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, ka denoncuar skandalin e tenderave në ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Dumës, firma TRIMED e Vilma Nushit është një nga përfitueset më të mëdha nga shteti. Deri më tani shuma e përfituar shkon në 2 milionë e 100 mijë euro. Sipas deklaratës së Dëmës, shumica e këtyre milionave janë fituar pa tender.

DEKLARATA E PLOTE
Këto dokumenta, që peshojnë me kilogramë, janë pirgu i tenderave të Ilir Beqës për Vilma Nushin.
Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë.
Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste.
Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe.

Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro.
Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender.
Paratë janë marrë me negocim.

Donatorja e Partisë Socialiste, mikja e Edi Ramës ka grabitur fonde që mund të shpëtonin jetë njerëzish.

Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet.

Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i krimbur në korrupsion.
Shëndetësia e Beqajt është vetë kanceri i shtetit.

Shëndetësia e Edi Ramës, shëndetësia e Beqajt është ajo urgjenca ku shoferi i ambulancës braktis fëmijën e vdekur. Ku mjeku roje u thotë pacientëve ?më besoni nuk na vijnë mjekët?

Ky pra është shteti i Edi Ramës. Shteti kanceroz i korrupsionit.
Shteti që të vjedh edhe në sëmundje.

 

Lajmet e fundit nga