LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ Basha: Ngjarje e rëndësishme për demokracinë, ky është fillimi i një ere të re

20 Nëntor 2015, 14:03, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bsha ka përshëndetur arritjen e konsensusit midis palëve për miratimin e projektligjit për dekriminalizimit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha tha se kjo është një ngjarje historike për demokracinë e Shqipërisë. Basha shprehet se miratimi i projektligjit është fillimi i një ere të re, pa krim në politikë.

Ja cfarë shkruan Basha

Nje hap i madh u hodh sot me miratimin e projektligjit historik për Dekriminalizimin nga komisioni i posacem parlamentar.
Nisma jone tashme me konsensusin e te gjitha paleve do ti jape fund njëres prej njollave dhe plagëve më të mëdha të Shqiperise ne 25 vite.
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare, që do të vuloset me miratimin e projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë dhe me fillimin e zbatimit të tij pa humbur asnjë ditë.
Falenderoj qytetarët shqiptarë që pavarësisht bindjeve politike, mbështetën dhe nxitën fuqishëm kauzën jetike të dekriminalizmit. Falenderime të thella për miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE, ndihma e të cilëve ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës tonë politike dhe insitucionale.
Kam besim se ky eshte fillimi i një ere te re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë.

Lajmet e fundit nga