LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesi, fonde deri në 2016-ën për nxitjen e inovacionit dhe njohurive

19 Nëntor 2015, 18:23, Ekonomi CNA

Qeveria përmes fondeve të saj, por edhe nga donacionet e ndryshme parashikon që të mbështesë sektorin privat, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në aspekte, si përmirësimi i menaxhimit, kualifikimet e punëtorëve, standardet cilësore dhe konkurrueshmëria, tërheqja e investimeve, përparimi i inovacioneve dhe i teknologjisë së re etj. Kështu deri në 2016-ën përparimi i teknologjisë dhe inovacionit do të mbështetet nga një numër programesh, si për shembull programi italian për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (45 milionë euro), zbatimi i Fondit Europian për Europën Juglindore nëpërmjet Bankës Qendrore të Shqipërisë (20 milionë euro), zbatimi i Fondit të Inovacionit (40 milionë lekë), Fondi i konkurrencës (20 milionë deri ne fund t 2015-es), si dhe fondi për kreativitetin ekonomik (10 milionë lekë/vit deri në 2016).

Prioritet do të kenë më shumë gratë sipërmarrëse duke qenë se numri i tyre mbetet ende i kufizuar, që shoqërohet edhe kufizimin e tyre në lidhje me lirinë ekonomike, pronësinë mbi asete dhe prona, vendimmarrjen dhe mundësinë e qasjes tek kreditë dhe shërbimet për mbështetjen e biznesit. Për këtë arsye, qeveria me këto projekte synon që të rrisë tek ato e qasjen tek funksionet mbështetëse, duke përfshirë edhe të nxënit mbi sipërmarrjen.

Deri në fund të kësaj periudhe parashikohen që rreth 2,000 sipërmarrës do të trajnohen në lidhje me aspektet e ndryshme të sipërmarrjes dhe të zhvillimit të biznesit, si edhe do të bëhet shtrirja e moduleve dhe kurrikulës/programit të sipërmarrjes në të gjitha nivelet e arsimit./Monitor

Lajmet e fundit nga