LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa i kushtuan ISIS-it sulmet terroriste në Francë?

18 Nëntor 2015, 21:03, Kosova & Bota CNA

Sulmi i shumëfishtë i ISIS në Paris mund të kenë qenë i sofistikuar dhe shkatërrimtar, por jo shumë i shtrenjtë. I gjithë operacioni i mundshëm nuk ka kushtuar më shumë se $ 10.000, duke përfshirë armët, eksplozivët, strehimin dhe transportin, raporton NBC News.

“Unë do të theksoja edhe pse sulmet ishin të koordinuara, metodat e përdorura ishin bombat bazike dhe armët,” tha një zyrtar i lartë i antiterrorizmit. Një zyrtar i dytë i antiterrorizmit konfirmoi se sulmet mund të ishin kryer për pak më shumë se një çantë Hermes.

“Ky numër nuk duket i pabesueshëm,” tha ai për shumën e  vlerësuar prej $ 10.000, duke shtuar se armët janë blerë në tregun e zi. Zyrtarët amerikanë besojnë se grupe si al Kaedës dhe ISIS nuk shpenzojnë shumë para për sulmet terroriste. Çmimi 500.000 $ është më i larti i harxhuar deri tani, shpenzuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Amerikë, por zyrtarët amerikanë thonë se sulme të tjera të kohëve të fundit kanë qenë shumë më të lira.

 

 

Lajmet e fundit nga