Connect with Us

Përfundon operacioni i Policisë së Tiranës, arrestohen 24 persona për shitje droge

Aktualitet

Përfundon operacioni i Policisë së Tiranës, arrestohen 24 persona për shitje droge

Publikuar

-

Policia e Tiranës në bashkëpunim me organin e akuzës kanë bërë të mundur arrestimin e 24 personave për shitje kanabisi, heroine, kokaine. Mes të ndaluarve mësohet të jenë dy femra dhe 22 meshkuj, ndërsa raportohet se arrestimi i pjestarëve të grupit kriminal ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme. Bëhet me dije se blutë e kryeqytetit mbanin në vëzhgim grupin në gjashtë muajt e fundit.

Bëhet me dije se në pranga e policisë kanë rënë shtetasit e mëposhtëm:
Kol Kllapi, Julian Bushati Armando Murati, Sonila Dinoshi, Astrit Beka, Alfred Naco, Grejdi Zace, Toni Naco, Spartak Piciri, Hallil Sallaku, Sali Sallaku, Indrit Sallahu, Rudolf Kallbaqi, Bledi Çarçani, Dardan Jaku Dardan Prengzi, Atrias Cizmja, Alkan Markaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Covid-19 shkakton të tjera viktima/ Humbin jetën dy të infektuar

LEXO EDHE:  Policia i gjen 57 kilogram drogë/26-vjeçarin shqiptar e tradhton ky detaj i vogël

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE