LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adoleshentët që meditojnë kanë kujtesë më të mirë

18 Nëntor 2015, 21:35, Lifestyle CNA

Adoleshentët që kanë të caktuar një program meditimi duket të kenë përmirësime në kujtesë, raporton një studim i kohëve të fundit. “Meditimi mund të rrisë ndjeshëm kapacitetin e kujtesës nga truri,” tha Kristen E. Jastrowski Mano i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Cincinnati, i cili është bashkëautor i studimit të ri.

Studiuesit ndanë rastësisht 198 nxënës të shkollave të mesme publike në tri grupe: ata që bënin meditim, Hatha yoga dhe të tjerët pa aktivitet. Shumica e nxënësve ishin femra, të moshës 12 deri në 15 vjeç, dhe nga familjet me të ardhura të ulëta të kualifikuara për drekë me kosto të reduktuar.

Para se studimi të fillonte dhe pasi përfundoi, nxënësit plotësuan vlerësimet e kujtesës të bazuar në kompjuter dhe raportuan stres dhe ankth nëpërmjet pyetësorëve. Rezultatet e memorjes rriteshin në grupin e adoleshentëce që bënin meditim  deri në fund të studimit, ndërsa të tjerët nuk patën ndryshime të ndjeshme të shprehura lidhur me kujtesën dhe aftësinë për të mbajtur mend.

 

17:40 Lifestyle

Abby ndez fantazinë

Ajo është gruaja e futbollistit anglez Peter Crouch, por më ...

Lajmet e fundit nga