LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISIS, ja kush janë rrugët e naftës së xhihadistëve

17 Nëntor 2015, 21:50, Kosova & Bota CNA

ISIS kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve siriane të naftës, dhe shitja e saj përbën burimin parësor të financimit. E ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, duke u treguar kolegëve në samitin e G20, pamjet e shkrepura nga hapësira dhe nga avionët, të kolonave të autoçisternave që përdoren për transportin e saj. ?Duket sikur është një naftësjellës?, ka thënë presidenti rus. Ndërkohë, Uashingtoni ka urdhëruar sulmin e parë të shënjestruar kundër autobotëve për transportin e arit të zi: 166 mjete të shkatërruar në Dayr Az Zor, poli naftëmbajtës sirian që ështënë duart e ISIS. Deri tani, SHBA kishin shmangur goditjen e autobotëve, që llogaritet të jenë më shumë se 1000, nga frika se mos shkaktonin viktima në civilë.

Sipas një investigimi të fundit të Financial Times, Shteti Islamik fiton çdo ditë 1.5 milion dollarë nga shitja e naftës së nxjerrë në territoret nën kontrollin e tij. Në mënyrë të veçantë, në provincën siriane lindore të Dayr az Zorit, në kufi me Irakun. Sipas dëshmitarëve lokalë, ISIS-i kontrollon edhe vendburimin e Qayyaras, pranë qytetit iraken të Mosulit, prej ku nxirret një lloj nafte më i rëndë, e cila shkon më shumë për përdorimin e asfaltit. Në provincën qendrore siriane të Homsit, forcat lealiste dhe ato të Kalifatit luftojnë për kontrollin e vendburimit naftëmbajtës të Jazalit, dhe për atë të gazit të Shaerit, që kanë ndërruar disa herë duar dhe që aktualisht janë nën kontrollin e forcave qeveritare.

Nafta merret në vendburime prej ndërmjetësve që e ngarkojnë në autoçisterna për ta rishitur në tregjet lokale ? më i rëndësishmi është ai i Al Qaim, në kufi me Irakun ? apo në rafineritë që menaxhohen direkt nga ISIS, ose në pjesën më të madhe, nga operatorë lokalë që i ndajnë të ardhurat me vetë xhihadistët. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për impiante të ndërtuar rishtaz prej privatëve, pasi ata që ishin në duart e ISIS u shkatërruan nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga amerikanët. Nxirret karburant për automjetet, ose ?mazut? për gjeneratorët e energjisë elektrike.

Sipas Financial Times, pjesa më e madhe e produktit, më pas shitet tek po ata territore nën kontrollin e ISIS, në Siri dhe në Irak, apo në ata pranë, që janë në duart e rebelëve armiq të vetë Shtetit Islamik. Eksportimi jashtë vendit, veçanërisht drejt Turqisë, ka rënë ndjeshëm, mbi të gjitha për shkak të rënies së çmimit të naftës brut në tregjet botërorë, që e ka bërë më pak të volitshme. Megjithatë, trafiku përmes kufirit, nuk është ndalur tërësisht dhe vazhdon mbi të gjitha me transportin e produktit në kontenitorë të vegjël, me mushka ose me kuaj. Në Irak, pjesa më e madhe e kontrabandës, që kryhej përmes rajonit kurd, është bllokuar, por sipas dëshmitarëve lokalë, një pjesë e produktit merr rugën e Jordanisë./ansa

Bota.al

Lajmet e fundit nga