LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Çfarë rrezikon aktualisht Lulzim Basha?

16 Nëntor 2015, 18:44, Opinione CNA

Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryetarit të Forumit Rinor, tashmë në një format krejt ndryshe nga ajo tradicionalja, ala-amerikane. Pritej që këto zgjedhje të forumit rinor të kalonin pa zhurmë dhe çdo gjë të kryhej pa bujë e pa zënka, aq më pak konflikte, përfshirë këtu edhe ato fizike. Përse e gjithë kjo zhurmë dhe vëmendje e medias, si asnjëherë tjetër, jo vetëm për partinë demokratikë por për të gjitha partitë?

Shkaku për këtë është një prej 6 kandidatëve për kryetar forumi, më saktë ai i Ervin Salianjit. Që në fillimet e veta ndaj këtij personi janë hedhur shumë akuza, edhe me fakte se bashkëpunon me të majtët, apo është i kapur prej tyre, etj. etj., gjëra që nuk pritet nga të rinjtë. Por ky nuk është shkaku i vetëm. Atmosfera në Partinë Demokratike ka qenë e mbarsur me kohë për shkak të problemeve të shumta që kishin zgjedhjet brenda partisë për kryetare degësh, emërimet dh, këshilli kombëtar etj. Pra gota ishte e mbushur, por nuk po derdhej. Pika që derdh gotën. Përfshirja e elementëve anti-Berishë në fushatën e Salianjit është edhe pika që derdh gotën.

Tashmë në këtë front kundër Salianjit, janë mbledhur edhe Berishistët të cilët nuk kanë dalë shumë kundra ndaj disa fenomeneve për shkak se lideri i tyre historik i ka miratuar me heshtjen e tyre. Ajo që po rrezikon Z. Basha është shumë më tepër se ç?ka rrezikuar më herët. Pakënaqësitë e mëparshme të shkaktuar në Parti nën drejtimin e tij, kristalizohen dhe marrin formë konkrete shumë më të gjerë në rastin kur shfaqet fenomeni ?anti-Berishë?.

Këtu nuk të falin të djathtët, edhe mirë e bëjnë. Pa përmendur mungesën e meritokracisë apo pabarazinë në këtë garë dhe pa paragjykuar rezultatin e saj, ai që do të dëmtohet më shumë nga ky proces është Z. Basha, pasojat e së cilës do të ndjehen në mënyrën e të bërit opozitë dhe në rezultatet e zgjedhjeve të 2017. Në PD, në këtë kohë gjithçka mund të jesh: Cilist, Soroist, pak i majtë, pak i djahtë. Vetëm një gjë nuk mund të jesh: Anti-Berishist.

15:24 Opinione

Shqipëriaaaaa!

Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...

Lajmet e fundit nga