Connect with Us

Londër/ Pako e dyshimtë në autobuz, evakuohen pasagjerët

Bota

Londër/ Pako e dyshimtë në autobuz, evakuohen pasagjerët

Publikuar

-

Pasagjerët janë evakuuar nga një autobus dykatësh në veri të Londrës, pas zbulimit të një pokoje të dyshuar. Pakoja, një çantë kartoni Gucci, u zbulua në kuvertën e sipërme të një autobusi ndërsa po udhëtonte në afërsi të stacionin të autobusit në rrugën e Shën Palit .

Shoferi i autobusit ka thënë për “Indipendent” se ai i ishte afruar pakos, e cila ishte e mbyllur, por nuk ishte në gjendje për t’a hapur. Ai tha se ai mund të shihej një kuti e zezë në pjesën e poshtme të pakos. Ky ishte fakti për të cilin u alarmua policia. Oficerët e policisë kanë kryer verifikimet dhe kanë konstatuar se pakoja nuk përbënte kërcënim.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Nga

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Avokati i Trump bën deklaratën e fortë/ Soros përdor ambasadat e SHBA-së për të sulmuar armiqtë e tij

Publikuar

-

Nga

Avokati i Presidentit të SHBA,Donald Trumo, Rudy Giuliani ka bërë një deklaratë të fortë teksa shkruan se Soros po përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore për të mbrojtur veten e tij dhe për të sulmuar armiqtë.

Ai thekson se Soros ka themeluar shoqërinë e tij DA për të liruar kriminelë. Më tej Giuliani shprehet se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane në SHBA me në krye Trump.

“Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të lirohen. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij”, shkruan Giulian në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lajm i mirë nga Kina/ Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kina ka raportuar për të ditën e tretë me radhë se rastet me virusin e ri kanë rënë edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ende nuk dihet se si do të zhvillohet më tej situata lidhur me koronavirusin e ri.

Autoritetet kineze thanë më 16 shkurt se vetëm brenda një dite 142 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e personave të vdekur në Kinë në 1,665.

Masat që ka ndërmarrë Kina për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po japin rezultate, tha Mi Feng, zëdhënës në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.

Vetëm brenda një dite 2,009 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, duke bërë që në total, 68,500 persona të prekur me virusin, që është emëruar COVID-19.

Numri i rasteve të reja është më i vogël, nëse krahasohet me tre ditë më parë, ku ishin raportuar 15,000 raste të reja. Kina ka nisur të zbatojë masa të reja për të diagnostifikuar të prekurit në provincën Hubei, që konsiderohet si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të ri.

LEXO EDHE:  Amerika rrethohet me eksplozivë/ Gjenden dy pako të tjera të dyshimta

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Lista e zezë e kompanive ajrore që abuzojnë me pasagjerët

Po ashtu, 9,419 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, thanë autoritetet kineze.

Në nivel botëror, numri i të prekurve me virus është 69,000 dhe vetëm katër vdekje janë shënuar jashtë Kinës, një në Hong Kong, Japoni, Filipine dhe Francë.

Pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se “është shumë herët” të bëhen parashikime se si do të rrjedhë e gjithë situata lidhur me virusin./REL

LEXO TE PLOTE