LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Çudia shqiptare apo injoranca si argument e piktorit dështak!

16 Nëntor 2015, 19:35, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjendjen ekonomike të vendit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se edhe pse treguesit ekonomik paraqiten negative, Kryeministrit Edi Rama deklaron se ekonomika po rritet. Ish-Kryeministri vijon duke akuzuar shefin e qeverisë se ka kopjuar programin e PD-së, lidhur me vendimin e fundit për heqjen e tatimit për bizneset me xhiro vjetore deri në 50 milion dollarë.

Qëndrimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Shqiperia eshte vendi i vetem i botes, ne te cilin te ardhurat buxhetore, kerkesa dhe shpenzimet, importet dhe eksportet, kredia bankare dhe punesimi ulen ndjeshem krahasuar me nje vit me pare, por me gjithe keto, sipas piktorit deshtak ekonomia rritet!

Te dashur miq, kete vit te ardhurat buxhetore nga tatimet, doganat, shpenzimet dhe kerkesa, kredia bankare, eksportet dhe importet, punesimi i qytetareve kane pesuar renie te ndjeshme dhe per here te pare ne 23 vjet jane me te ulta se sa nje vit me pare. E me gjithe kete, piktori deshtak betohet se ekonomia, qe po bie ne pikate, po rritet.

Çdo njeri qe njeh alfen e rritjes ekonomike kupton qe treguesit kryesor, ulja e te ardhurave ne teresi me 6%, dhe ulja e TVSH ne veçanti me 8%, renia e shpenzimeve dhe kerkeses ne teresi me 4%, renia e eksporteve me 13%, qe deshmon per renien e prodhimit te brendshem, ulja e importeve per shkak te renies se kerkeses, ulja e kredise per ekonomine pra oksigjenit te saj, nderkohe qe bankat e vendit kane kredituar me 2.5 miliarde euro biznese te vendeve perreth, humbja e 73 mije vendeve te punes ne periudhen shtator-tetor deshmojne ne menyren me te pakundershtueshme krizen e rende qe po thellohet cdo muaj te ekonomise shqiptare, deshtimin total te “aleances se qelbesirave” dhe se i ashtuquajturi model i tyre eshte antimodeli i vertet ekonomik apo modeli i kolapsit dhe zhytjes se ekonomise shqiptare ne krizen me te thelle qe ka njohur ndonjehere.

Vetem revolucioni demokratik, dhe jo mashtrimet duke kopjuar programin e opozites, do shpetojne ekonomine e Shqiperise nga politikat anti-ekonomike, anti-biznes te piktorit deshtak!

Lajmet e fundit nga