LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi terrorist në Paris/ Peleshi: Luftë e marrëzisë me njeriun

14 Nëntor 2015, 21:00, Aktualitet CNA

Zv.Kryeministri Niko Peleshi shprehet lidhur me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paris, duke e konsideruar një luftë të marrëzisë me njeriun. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peleshi shkruan se kjo luftë duhet të fitohet me çdo kusht.

“Sulmi terrorist ne Paris tronditi boten. Eshte nje lufte e marrezise me njeriun. Historia e botes eshte e mbushur me luftra te humbura dhe te fituara, por kjo eshte nje lufte kunder njerezimit. Ndaj duhet te fitohet me cdo kusht. Kjo lufte, ashtu si lufta kibernetike, nuk fitohet dot brenda kufijve te nje shteti. Kjo lufte kerkon politika globale qe tejkalojne interesat e shteteve dhe i drejtohen eliminimit te shkaqeve qe e bejne njeriun te paarsyeshem.” shkruan Zv.Kryeministri Niko Peleshi.

Lajmet e fundit nga