LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA vret kreun Shtetit Islamik në Libi

14 Nëntor 2015, 19:57, Kosova & Bota CNA

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka bërë me dije se kreu i Shtetit Islamik në Libi është vrarë si pasojë e një sulmi ajror nga forcat amerikane. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka deklaruar se objektivi i sulmit ishte Abu Nabil, shtetas irakian dhe ish-operativ i al Kaidas.

Ai shtoi se operacioni kundër Nabilit ishte autorizuar para sulmeve terroriste në Paris.

I njohur ndryshe me emrin Wissam Najm Abd Zayd al-Zubaydi, ishte udhëheqës i lartë i ISIS-it në Libi. Dyshohet se ai ka qenë zëdhënësi në videon e publikuar këtë vit, ku tregohej ekzekutimi i një grupi personash  të krishterësh.

?Vdekja e Nabilit do të ulë aftësitë e grupit për të arritur objektivat e tij në Libi, përfshirë rekrutimin e anëtarëve të rinj, krijimin e bazave në Libi dhe planifikimin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Ky nuk është sulmi i parë amerikan kundër terroristëve në Libi, por është sulmi i parë ndaj një udhëheqësi të atjeshëm të ISIS-it, dhe dëshmon se ne do t?i ndjekim udhëheqësit e Shtetit Islamik kudo që të veprojnë.? deklaroi Cook.

 

Lajmet e fundit nga