Connect with Us

Intervista ekskluzive/ Taulant Balla: Rama, kurre nuk do me beje minister

Satire Politike

Intervista ekskluzive/ Taulant Balla: Rama, kurre nuk do me beje minister

Publikuar

-

Po kaloja pranë godinës së Kryeministrisë, kur në hyrje vura re z.Taulant Balla. Ishte kokëulur. Ju afrova;

-Përshëndetje z.Balla! Më dukeni i trishuar. Ç’ka ndodhur?

-Më ler Kaso se jam i dërrmuar fare. Doja të takoja Kryeministrin. I shkova në zyrë, por s’ishte.

-Aman për këtë jeni i trishtuar ju. Thashë ç’ndodhi. Mendova mos ju ka trishtuar lajmi që kemi humbur shumë pikë në renditjen e vendeve me liri ekonomike.

-E Kaso! Ku të rreh ty, e ku mua. E kupton ti? Po nga ta kuptosh, kur nuk e kupton. Une kam hallin tim, ti thua ekonomi….. –

Ç’hall?

-Po këtë që të thashë pra. S’ishte kryeministri në zyrë. I vij përditë i raportoj ç’ndodh në Grupin Parlamentar të PS-së.

-Nuk i raporton z.Ruçi?

-Po ç’ Ruç thua, Kaso! Te ai nuk ka besim zoti Rama.

-Mardhëniet me zotin Rama i paskeni të mira dmth.

-Marshallah, birinxhi i kam Kaso. Nuk ka si Rama. Vizionar, elokuent, strateg.

-Kështu keni thënë edhe për zotin Nano ju zoti Balla. Madje edhe kur bënte qejf nëpër buzuqet e Greqisë dhe njerëzit u mbytën në det, nuk e kritikuat fare. Kur iku nga posti, s’folet me mire per te.

-I gjalli me te gjallet, i vdekuri me te vdekurit, Kaso. Ç’do gjë ka lidhje me kohën….

-Meqë më kujtuat kohën, z.Balla. Thuhet se ora e markes tuaj, kushton mbi 6 mijë dollarë. Përse kaq e shtrenjtë?

-Për qëllime pune Kaso.

-Nuk ju kuptova, z.Balla.

-E mo Kaso që mbete aguridhe, mbete. Mua z.Rama më thotë psh; Në orën 14.30 të dua të vish në zyrën time të më thuash ç’ndodh në grupin parlamentar! E kupton Kaso që po u vonova dy te qindat sekonda, më punon te qindat. Ma heq fare këtë mision dhe ja jep dikujt tjetër. Presin te dera deputetet e tjerë. Aq duan, sa t’i shkasë këmba dikujt.

-Z.Balla! Mund të më thoni; A jeni pro ndryshimeve në qeveri. E thënë ndryshe: A jeni i idesë së z Meta, që qeveria ka nevojë për impulse të reja, apo jeni me idenë e zotit Rama që nuk ka nevojë për ndryshime?

-Shiko Kaso! Në këtë pikë jam më z. Meta. Rama ja fut kot. Qeveria ka nevojë për impulse. Madje ka nevojë për impuls si puna ime.. Vajta dy vjet, shaj e shaj Berishën dhe Jozefinën për afera dhe hiç. Mbeta pa u bërë Ministër i Brendshëm. Më ke dëgjuar ndonjëhere që këta të dy t’i shaj se benin ndryshime të shpeshta të ministrave të tyre. Asnjehere!

-Përse z. Rama nuk ju bën ministër?!

-E kam fajin vetë Kaso. Më parë shkoja i raportoja Nanos, për ç’do gjë që bëhej. Tani i raportoj Ramës. Më duan thjesht si raporter. Taulanti na i bën më mirë punën kështu, thonë. Më mirë të të dalë syri, sesa nami.

LEXO EDHE:  Balla: Ja kur zgjidhet Kryeprokurori i ri

-Thuhet z.Balla që ju bëheni copë për elektoratin tuaj. Ju gjendeni pranë në çdo gëzim, apo hidhërim.

-E vërtetë Kaso! Ç’nuk bëj për ta. I ndihmoj me ç’të mundem dhe mamanë ku ta kenë. Më fal kaso! Desha të thosha: Hallin ku ta kenë, ju gjendem pranë.Mbaj mend njëherë psh, kur vizitova një familje në Librazhd. Isha te një familje e këputur fare. Për të të sqaruar: e vizitova kur ishte në fuqi regjimi kriminal i Sali Berishës, që i linte fshatarët të varfër. E të mos të ta zgjas. Vete unë të shtëpia e këputur. Ulem gju më gju me njerëzit, siç e kam zakon. Po qanim hallet. Ata qanin hallin e tyre. U njoha me hallin e tyre. Skampjen. Nuk kishin as televizor. Po shyqyr që s’kishin se mëngjes, drekë e darkë, Saliun dhe Jozefinën do shikonin. E pastaj ju thashë:

Çfarë ju thatë, z.Balla?

-O Kaso, o shtatanik, po duro pra ta mbaroj. Ju thashë: Ore po futboll shikoni ju? Bajernin e Mynyhut, e ndiqni ndonjë çikë?

-E ndiqnin?

-Po duro o shtatanik duro! Nuk ja kishin fare haberin. Aty më iku mendja fare. Aty në atë skamje, dënova regjimin kriminal të Sali-Jozefinës dhe ju premtova atyre njerëzve, se do bëja diçka për ta. Erdhi dita dhe bëra.

-Ju lumtë z.Balla! Ja u shpërbleftë Allahu mirësinë që i këni bërë asaj familje. Mund të na thoni, ç’bëtë për ta?

-Kur shkova përsëri te ajo shtëpi, Kaso, ju dhashë një foto ku kam qënë në stadium në Gjermani duke ndjekur Bajernin. Sa u prekën Kaso. Rrofsh, o Landi, më thoshte i zoti i shtëpisë që na hape sytë! Momente emocionuese. Po kur më tha si zoti i shtëpisë? Landi, ç’të bëj për të ngrënë….

-Ju ç’kërkuat?

-Bukë e kripë dhe zemër, e ca mish dhe verë, i thashë. E më të kapur një dhi i zoti i shtëpisë dhe e therri vetëm për mua. Sa emocionuese! M’u duk vetja si Enver Hoxha në kasollen e Galigatit, Kaso. Bëj gjithçka t’ju gjendem pranë atyre njërëzve. Dhe përherë sa shkoj e takoj ata njerëz të mrekullueshëm, bëj foto me ta dhe i postoj në facebook. Madje në facebook-un tim, kam foto jo vetëm me njerëzit e zonës, por edhe me kafshët. Madje edhe me shtyllat elektrike. Po s’më besovë për këtë që të them: Hap faqen time në facebook dhe shikoji. Ore, unë për ata njerëz rropatem….. /Shkroi-Helidon Tahiraj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Blushi dhe Vjollca thërrasin në ndihmë koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Pasi humbën shpresat tek gjykata për të bllokuar shkarkimin e Vjollca Hoxhës si administratore e “Digitalb”, Ben Blushi po e qetëson Vjollcën me gjetjen e fundit të tij:

“Të anullojmë mbledhjen e aksionerëve për shkak se Sandri është me koronavirus. E kërkojmë këtë në Asamble dhe po nuk e pranoi Asambleja anullimin e mbledhjes e çojmë në SPAK, pasi ky është një akt i rëndë korruptiv që të bëhet mbledhja me koronavirus dhe na sëmuret Vjollca që mezi e kemi dhe po na iku ajo mbetemi pa punë edhe unë, edhe Eva, vëllai i Evës, motra e Evës, burri i motrës së Evës dhe kunati i Evës. Dhe ata të SPAK-ut si seriozë që janë, do hapin çështje penale menjëherë dhe kështu anullojmë mbledhjen dhe bllokojmë shkarkimin e Vjollcës”.

LEXO EDHE:  “I dashur Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Po keqpërdorni ambasadorët

LEXO EDHE:  "Paratë i ka siguruar me punë të ndershme"/ Balla publikon dokumentet, ironizon Bashën

Vjollca e trembur i thotë Blushit: “Po nëse nuk e anullojnë Asamblenë, çdo bëjmë pastaj?”

Blushi e ngushëllon: “E kam menduar dhe këtë, e çojmë në gjykatë si vendim i marrë në kushtet e presionit të koronavirusit dhe nëse gjyqtari nuk e rrëzon vendimin e shkarkimit tënd, e shpallim të korruptuar dhe e padisim në SPAK”.

Kështu Vjollca mori frymë lirisht dhe e lumtur i tha: “Sa i mençur je ti Blush!”

Qeshni mos qani!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“Koronavirusi në Shqipëri desh vdiq nga uria / Viruset e hepatitit e hëngrën të shkretin”

Publikuar

-

Nga

Nga Armir Shkurti

Takohen në Wuhan të Kinës dy coronavirusë
– Hej Li! Të shoh në formë! Ç’na thua ndonjë gjë?
– Rehat vëlla! Sa në karantinë në laborator e prapë nëpër kinezë. Nuk ka më bukur.
– Po Vanin e ke takuar? Shkoi në Itali?
– Vani i lezetshëm! Kishte frikë nga avioni dhe ia shiti pasaportën një virusi të gripit të stinës. Ky hyri në Itali dhe aty janë dhjerë, se kujtojnë se është Vani!
– Hahaha! E madhe! Po Teni?
– Oh! I ndjeri Ten…! Mos ma kujto!
– Teni?! Nuk rron?! Mos më thuaj! Ku ndodhi gjëma?
– Në Shqipëri…
– Mos more! Kanë shpikur virusin atje?
– Ah jo mor vëlla! Si fillim desh vdiq nga uria! Viruset e hepatitit, stafilokoku, streptokoku e të tjerë bënin ligjin e s’kishin lënë gjë për Tenin e shkretë…..Pastaj e hëngrën edhe atë!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha vijon serialin e telenoveles turke/ Rishfaqet “gjyshja” militante

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon serialin e tij të telenovelës turke.

Javën që lamë pas, Basha ka regjistruar disa nga seritë e kësaj telenovele, si kafja në lagje, pazari me gjyshen, ku vete mban një qese me domate, ndërsa asaj i lë katër, një xhiro nëpër Tiranë, ku pretendon se po takon njerëz të rastësishëm dhe një trokitje në dyert e qytetarëve.

Ndërsa sot, në serialin e Lulit është rishfaqur gjyshe Vera, me të cilën rreth një javë më parë, Basha dilte e bënte pazarin.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndërsa publikon një video me “gjyshe Veren”, bashkangjitur shkruan “Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë.”.

LEXO EDHE:  “Paratë i ka siguruar me punë të ndershme”/ Balla publikon dokumentet, ironizon Bashën

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha tek Krimet e Rënda/ Padi penale ndaj deputetit socialist

Në fakt gjyshe Vera, është veçse një militante e PD-së, të cilën Luli e “shet” dhe përdor si një qytetare të rastësishme.

Në një ndër seritë e serialit, Basha ndihmoi Verën për të bërë pazarin duke blerë perime në një nga tezgat e Tiranës, ndërsa sot i “troket” në shtëpi për të dëgjuar se çfarë hallesh ka gjyshja.

Me këtë ritëm duket se telenovela e Lulit do përfundojë shumë shpejt, dhe televizionet do të jenë në një “betejë” shumë të fortë për të blerë të drejtën e transmetimit. E sigurtë që audienca do “shpërthejë” me këtë serial turk, që po realizon Lulzim Basha./ CNA.al

A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e Lulit?

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: