LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soni dhe Gena ia besojnë duetin Rozana Radit (Foto)

13 Nëntor 2015, 09:37, Lifestyle CNA

Soni dhe Gena ditë më parë paralajmëruan publikun për bashkëpunimin e tyre të parë.

Dyshja e famshme tashmë ka nisur realizimin e këtij projekti që pritet të jetë një nga hitet e momentit.

Teksin e kësaj kënge Soni dhe Gena ia besuan koleges së tyre këngëtares dhe njërës nga tekstshkrueset më të kërkuara, Rozana Radi.

Sipas një fotografie të publikuar duket se artistët janë të kënaqur me atë që Rozi ka shkruar për ta.

Ky bashkëpunim do të vijë i realizuar edhe me videoklip dhe pritet të jetë gati për publikim së shpejti.

Lajmet e fundit nga