LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këneta mediatike e Edi Ramës/ Një vështrim dhe disa fakte

12 Nëntor 2015, 04:15, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama artikuloi dy ditë më parë se në Shqipëri ekziston këneta mediatike. Një qëndrim i ashpër por i drejtpërdrejtë, i cili u shoqërua me një propozim të tij për rikthimin e dënimit për shpifje dhe dënimin e zyrtarëve dhe mediave.

Në fakt këneta mediatike e artikuluar nga Rama është krejt e vërtete dhe ekziston, ndërsa akti i dytë është një veprim që duket se kryeministrit i ka dalë në inat e sipër. Sa më shpejt të tërhiqet aq më mirë do jetë për të.

Le ti hedhim një vështrim medias në vendin tone dhe të flasim për kënetën, duke filluar nga gazetat televizionet apo media online. Një vështrim pak historik pak aktual, duke përmendur fakte të njohura publikisht për shumë nga pesonazhet e medias në Shqipëri, vetëm kështu mund të tregojmë jemi apo jo të zhyrtur në një kënetë mediatike.

Shtypi i shkruar është i pari, sa vlen e thonë shitjet e tij, në total shiten maksimumi diku tek 30 mijë kopje në ditë nga dhjetra gazeta në qarkullim. Këto shifra gjenden lehtësisht në cdo redaksi, për me tepër disa gazeta me nam të madh, në Tiranë shesin maksimumi 200 kopje dhe hedhin në treg gjithsej 2 mijë gazeta. Gjendja e shtypit të shkruar është skandaloze, jo vetëm për koston që i vjen nga mediat online apo televizionet.

Shtypi i shkruar që komandohet nga Fahri Balliu, pronar gazete, asnjë biznes dhe aktivitet ka vetëm një shtepi botuese. I përfolur fahriu ha pilafdhe akuzuar për afera dhe gjoba biznesmenëve. Emri i tij doli në Gërdec ku ishte përfaqësuar me familjarë të tij. Janë disa raste si dhjetra mijë euro një biznesmeni trasporti për një aferë që doli mashtrim, një tjetër shumë dhjetra mijë euro një ndërtuesi e kështu me rradhe. Natën shkon tek Meta në mengjes tek Luli, në drekë i bën një sms doktorit. I akuzuar si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, cfarë është ky individ? A është kënetë? Për të do ishte shumë pak.

Shkojmë më tej tek një nga botuesit më kryesorë Irfan Hysenbelliu. Një ish-kapter ushtrie i njohur si Vincieri. Ky është pronar i mediave Panorama dhe Fokus Group. Ka një ndryshim nga Fahriu se ka biznese, vetëm se është pak i mbytur në borxhe. Mediat shërbejnëirfan dhe për to. Ky është një biznesmen që mediat e tij i përdor për presione dhe gjoba. Këtë fakt e tha kryeministri Rama dhe nuk ka gënjyer aspak. Kujtojmë rastin e sulmeve ndaj ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, sulmi erdhi sepse nuk lejohej që firma e Irfanit të ndërtonte një pallat pa leje. Sulme ndaj ish-Ministrit të Financave Ridvan Bode, pas vendosjes së pullave fiskale për birrën, sulm dhe presion ndaj Ministrit aktual të ekonomisë Arben Ahmetaj, sepse nuk i firmoste objektet që Irfani donte. Një individ që foli publikisht e derdhi lot krokodili pas ekzekutimit të bankierit Artan Santo, por kurrë nuk foli për kërcënimet që i kishte drejtuar. Që publikisht është denoncuar për abuzime në bizneset e tij. Njeri që ndërtoi 8 kate pa leje në mes të Tiranës, dashuroi Lulzim Bashën deri në dhimbje jo vetëm për këtë legalizim, por kur ky i fundit iku nga bashkia pa i firmos lejen tek diga e liqenit filloi ta shaje dhe sulmojë. Pronar i një universiteti privat, i zhytur po aq sa disa personazhe të mëposhtëm tek ligji për arsimin e lartë. Ky nuk është kënetë, cfarë është ?

Shkojmë më tej tek ndonjë e përditshme që dje shkruante fort djathtas, por një ditë u hap me urdhër, ?Edi Rama njeriu i vitit?. Timoni lëvizi majtas, klientelizëm dhe interesa. Drejtor emërohet një përfaqësues i LSI-së, kandidat për deputet dhe drejtor i Ilir Metës, faqja on-line dorëzohet si pazar tek Edi Rama. Gazeta vazhdon e cili 1shkruan sa herë ka interes botuesi pro qeverisë, ndonjëherë shkel syrin tek Lulzim Basha. Botuesi është përgjegjësi kryesor për ligjin e arsimit të lartë aq të kontestuar nga profesorati dhe studentët. Në një dalje publike Henri Cili e mohoi të ishte ai autori, por haroi se të njejtin ligj ja kishte servirur edhe Berishës, këtë të paktën nuk e fsheh dot më. Ky i fundit pak muaj më parë akuzoi CIlin dhe Hysenbelliun se i ofruan para opozitës që të mbështeste këtë ligj. Ky nuk është kënetë, Cfarë është?

Po sjell në vëmendje pak Koco Kokëdhimën. Sot deputetin më të urryer tek socialistët, njeriun e akuzuar për dhjetra tendera dhe investime. Këto të denoncuara që në kohën e parë të socialistëve nga Fiks Fare. Por mos harojmë edhe privatizimet me vlera qesharake të objekteve që kushtonin mijëra herë më shumë. Media e tij e le gazetarët disa muaj pa rroga, një televizion e ndërtoi me Karlo Bolinon dhe ky i fundit e la sepse nuk e duronte dot më. Koco pushoi një kryeredaktor disa vite më parë se ja shau më shumë sesa duhej koco-kokedhimaBerishën, tani e sulmon në parlament. Qesharake. NJeriu që akuzohet për emërime klienteliste dhe kiorruptive, nga vetë deputët e majtë. Sekretari i tij u kap duke kërkuar të kryente mardhënie më një të mitur për një vend pune. Drejtori i tij tek 2 K, sot është Drejtor i Albpetrol, akuzuar për abuzime qindra mijë euro nga KLSH. Ky nuk është kënetë, po cfarë është?

Të shkojmë më tej në cdo gazetë do gjejmë biznesmenë dhe sponsora që këto media i kanë krijuar vetëm e vetëm për përfitimim politik dhe klientelizëm. Ky është fakt. Në Shqipëri ende nuk ka gazeta me shumë aksionerë dhe borde e administrator, ku të ketë një linjë editoriale dhe shtypi të jete i pavarur, ai këtu thjesht përdoret si mjet presioni dhe sulmi, informimi i publikut është i dorës së dytë . Thjesht shikoni më lart kush janë disa nga botuesit kryesorë dhe përse i përdorin mediat e tyre. Të gjithë e dinë dhe e flasin, kjo gazetë e filanit, ky i mban iso filanit, këtë e kapi Meta, këtë e rrëmbeu Rama, ky i iku Lulit e kështu me rradhë.

Mënjanë nuk mund të lihen edhe televizionet apo pronarët e tyre. Disa ditë vazhdoi skandali për ndërtimet e Aleksandër Frangaj në ?Lagunën Blu?. Dje hynte dhe dilte nga dera dhe dritarja tek Berisha, sot është i dashuruar me Ramën. Mediat kryesore në vend janë në garë kush e kush të jetë më afër kryeministrit. Jo pak njerëz sot dëgjon se Klani po i bën lajmet më të shëmtuara se Top-i i cili në fakt është haptaz pro qeverisë. Aq haptaz sa kronikat e qeverisë po i kthehen kësaj të fundit në anti reklamë, apo Vizion+ që përpëlitet dhe reagon me vrap, pse shkruhet se nuk ka dhënë për disa muaj rrogat dhe është me vonesë. Pa hyrë në detajet e miqësive dhe lidhjeve direkte të pronarit me kryeministrin.

Portalet, ku pro e ku kundër qeverisë, ku me peshë e ku vetëm për qoka. Akuza që Blendi Fevziu hodhi nda Andi Bushatit të Lapsi-t, nuk ishte e pakët. Akuzë pse nuk foli për hemodializën, dikush ju mbylli gojën, por ishin po këto media dhe disa portale që kur doli afera CEZ dhe DIA, nuk i publikuan firmat e tjera abuzuese, ku ishin përfshirë edhe të afërm te botuesve të gazetave apo pronarët e vetë televizioneve.

Po të vazhdojmë më tej nuk do ndalemi në këtë kënetën mediatike, që tha kryeministri Rama, ka rrezik të na thithë brenda. Ndoshta për herë të parë në jetën time kam dëgjuar një të vërtetë të madhe prej tij. E vërtetë, që ndoshta i dhembi pak ndonjërit lart e poshtë, por në fakt janë këta të mësipërmit dhe ata që gjoja ju dhemb realizuesit e kësaj kënete në cdo hap. Kënetë e cila ekziston dhe nuk mund të fshihet. Një kënetë mediatike ku gazetarët fluturojnë si zogj të ushqehen dhe gati i presin gjahtarët e politikës me cifte për ti vrarë kur ju prishen interesat. Në fakt e gjitha cka tha kryeministri Rama, nuk është thjesht një kënete mediatike, JO është thjesht një m.. mediatik ku janë zhyrtur të gjithë bashkë qeveria, opozita, vetë mediat dhe nga pas shoqëria që i shikon dhe i vlerëson cdo ditë. Ti nuk gënjëve këtë herë zoti kryeministër.

Lajmet e fundit nga