LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Rama, Peleshi e Filo inagurojnë kompleksin e ri sportiv "Raqi Qirinxhi"

7 Nëntor 2015, 19:53, Aktualitet CNA

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama është ndalur për disa minuta në terrenin e ri sportiv ?Raqi Qirinxhi?. Këto ambiente sportive janë të hapura për qytetarët e Korçës të cilëve u ofrohen fusha futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tenisi. Në inagurimin e këtij ambienti sportiv kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri, Niko Peleshi dhe nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.
12190081_1242506249109970_3965092132782665970_n

Më herët, Edi Rama mori pjesë në aktivitetin ?Të pastrojmë Shqipërinë më tej? nga ku ai gjeti kohë të flasë edhe për situatën në vend si dhe për gjendjen brenda Partisë Socialiste.

?Unë hyj tek ata që në këtë detyrë jetojnë ngushtësisht me ndjesinë e vështirësisë së njerëzve. Sa më në vështirësi njerëzit aq më e fortë është kjo ndjesi. Hyj tek ata që jetojnë me ndjesinë se çdo ditë duhet bërë diçka dhe çdo ditë duhet bërë më shumë dhe se çdo përpjekje ja vlen në këtë aspekt.? Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin ?Të pastrojmë më tej Shqipërinë? që u zhvillua sot në Korçë.

Shefi i qeverisë theksoi se dy vjet më parë lindi nevoja për të pastruar Shqipërinë në të gjitha aspektet e nivelet, ndërsa sot po vijon puna për ta pastruar më tej vendin.

Duke u bërë krahasimin me situatën që kjo qeveri gjeti dy vjet më parë, Rama përmendi arritjet në atë që e cilësoi si rilindje të policisë së shteti, kapërcimin e kolapsit ku ishte zhytur ekonomia, apo përmirësimin e sistemit arsimor.

?Nuk jemi sot në kushtet që mund të themi se gjithçka është rozë, mbase s?do jemi kurrë në kushte që të themi se gjithçka është rozë. Ka ende shumë për të bërë në të gjitha aspektet. Por ku ishim dhe ku jemi.?- tha Rama.

?Dy vjet më parë ne ishim në një fushatë elektorale, ku kudo kryefjala e shqetësimit të njerëzve ishte krimi, krimi, krimi dhe kërkesa parësore e njerëzve ishte vini rendin, na mbroni nga kriminelët, na jepni mundësinë të kemi një polici që na është pranë dhe s?duam asgjë tjetër. Jo se nuk donin asgjë tjetër se pastaj vinin të gjitha me radhë por kjo ishte kryefjala. Ne e rilindëm policinë e shtetit, e rivumë në shërbim te rendit, qytetarëve. Mjafton të them që gjatë këtij viti ne kemi 50% më pak vrasje se sa në çdo vit krahasuar të tranzicionit. Por ama kemi ende punë për të pastruar më tej Shqipërinë nga krimi, nga veprimtaritë kriminale në të gjitha aspektet, në të gjitha nivelet.?- deklaroi Rama.

Më tej kryeministri u shpreh besimplotë se reforma në drejtësi do të ketë suksesin e reformës në energji, apo atë që ka filluar të sjellë reforma kundër informalitetit.

Duke iu referuar akuzave të opozitës për këto aksione, kryeministri tha: ?Ka dy rrugë, ose ta lemë këtë punë dhe të kthehemi aty ku ishim siç propozojnë kundërshtarët, tek rrumpalla ku të gjithë për vete dhe Zoti për të gjithë, pa shtet, pa mekanizma ndërveprimi, pa vizion për të ardhmen, të fitojmë ç?të fitojmë sot, do ketë dhe nesër po njëherë sot. Apo të vazhdojmë fuqishëm në këtë drejtim.?

Rama: Debati në PS të mos reduktohet vetëm në ?unë s?kam punë, po ai pse ka punë?

Në mënyrë të tërthortë, kryeministri Rama kritikoi nga Korça anëtarët e Partisë Socialiste duke theksuar që debati brenda partisë të mos reduktohet vetëm në kërkesa për punë, por të fokusohet tek domosdoshmëria e modernizimit dhe rrugët se si modernizohet vendi.

?PS ka kapacitete për të qenë qendra e gravitetit të ndryshimeve historike për Shqipërinë. PS nuk mund të reduktohet në një hapësirë ku të flitet vetëm unë s?kam punë, po ai pse ka punë. Eshtë një Shqipëri e tërë që ka problem të madh punësimin, por është edhe një Shqipëri e tërë që punon. Dhe kjo Shqipëri siç është dominonte në territor, duhet të jetë dominonte dhe këtu në PS. PS sot e ka të nevojshme që të jetë mjedisi ku debati dhe ku energjia për debat fokusohet tek domosdoshmëria e modernizimit dhe rrugët se si modernizohet vendi.?- tha Rama.

QEVERIA NIS NGA KORÇA CIKLIN E TAKIMEVE NËN SLOGANIN ?TË PASTROJMË SHQIPËRINË?
Qeveria ka nisur sot nga qyteti i Korçës një cikël takimesh nën sloganin ?Të pastrojmë Shqipërinë?, ku përfaqësues të qeverisë paraqesin përpara qytetarëve rezultatet e punës së qeverisë.

Zëvendës/kryeministri, Niko Peleshi në fjalën e tij theksoi se ky cikël takimesh vjen pasi, ?shpesh debati politik rrëshqet në batakun e interesave të ditës. Kemi një opozitë, e cila ka bërë zgjedhjen e rrugës së pragmatizmit politik të ditës dhe jo ofrimin e alternativës së vet të munguar?.

?Shqipëria e gjeneratës tjetër është një vizion që çdo ditë udhëheq punën e qeverisë shqiptare. Por më parë se të arrijmë atje është një Shqipëri normale dhe kjo është një Shqipëri më e pastër nga informaliteti, nga paligjshmëria?, tha Peleshi.

Sipas tij, puna e qeverisë ka pasur synim ndërtimin e një mentaliteti të ri. ?Kemi nevojë të bëjmë pjesë të forumeve të PS, sfidat dhe interesin e shqiptarëve. Sot po përhapim këtë slogan për një Shqipëri më të pastër nga informaliteti, ndaj jemi të vendosur t?i shkojmë deri në fund kësaj lufte?, tha Peleshi, duke shtuar se, rezultatet e reformave si ajo e energjisë apo arsimit janë mjaft inkurajuese për të vijuar me të njëjtën rrugë edhe në luftën kundër informalitetit.

Zv/kryeministri Peleshi theksoi se, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve synon transformimin urban dhe për t?i dhënë vlerë parasë dhe investimit me paratë publike. Ai përmendi disa prej projekteve kryesore të investuara në qytetet e Shqipërisë përmes Rilindjes Urbane.

Duke folur për reformën territoriale, Zv/kryeministri theksoi se, ?Kemi sot mundësi të financojmë projekte përmes një partneriteti të munguar më parë, partneriteti urban-rural, që do të sjellë nj zhvillim të ri. Së shpejti do të bëjmë të njohur një reformë të re të zhvillimit rural. Shqipëria nuk do të jetë më e ndarë në 12 qarqe, por do të ketë ndarje në 4 rajone?

Lajmet e fundit nga