LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Padia nga kompania rumune/ Reagon OSHEE

5 Nëntor 2015, 19:04, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar përmes një njoftimi se nuk ka ndonjë padi ndaj saj, nga ana e kompanisë rumune ?SC Aem?.

Sipas OSHEE kompania në fjalë ka paraqitur Kërkesë Për Sigurie Padie, dhe jo Padi për dëmin e shkaktuar.

Njoftimi i plotë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

?OSHEE kërkon të sqarojë se, nuk ka asnjë padi të ngritur ndaj shoqërisë.

OSHEE nuk është njohur nga gjykata me asnjë akt të pretenduar nga kompania rumune ?SC Aem?, megjithatë, nga sa mësohet, kompania në fjalë ka paraqitur Kërkesë Për Sigurie Padie, dhe jo Padi për dëmin e shkaktuar.

Kërkesa për siguri padie, është një hap teknik ligjor drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes palëve.

Në lidhje me këtë fundit, OSHEE deklaron se i është përmbajtur detyrimit për të paguar kompaninë në lidhje me mallin. Vonesat kanë ardhur për shkak të mosrespektimit nga ana e kompanisë rumune në lidhje me plotësimin e dokumenteve teknike, të cilat nuk i zotëronte.

Së fundi, ?SC Aem? e kanë plotësuar dokukumentin dhe shoqëria ka nisur shlyerjen e detyrimeve kontraktore?,përfundohet në njoftimin e OSHEE-së.

 

Lajmet e fundit nga