LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze jep detaje per zhdukjen e Remzi Hoxhes/Meqe Berisha ben sikur nuk mban mend

5 Nëntor 2015, 17:31, Aktualitet CNA

Gazetari dhe botuesi i gazetes TemA, ka publikuar nje postim ne rrjetet sociale ku jep disa fakte konkrete ne lidhje me zhdukjen e Remzi Hoxhes.

Baze shkruan:

Unë e kam njohur djalin e Remzi Hoxhës ditën që i kanë zhdukur babain, kur ka ardhur në zyrën e gazetës sime, i kapur për dore nga Nexhmedini, xhaxhai i tij, dhe më kërkuan të pyesja çfarë mund të ishte bërë me Remziun. Unë kam pyetur në telefon brenda një ore gjithë kupolën e shtetit, që nga shefi i Komisaritit Nr.3, Gjergj Jorgo e deri tek Sali Berisha. I pari, Gjergj Jorgo, pranoi se SHIK ka sjellë një kosovar tek qelia, por nuk është në dijeni se kush është. Zakonisht, tha, i mbajnë 24 orë. Pas 24 orëve nuk dinte më asgjë se kush ishte ai që kishin sjellë dhe ku ishte. Aleksandër Meksi si kryeministër dhe Agron Musaraj si ish-ministër Rendi nuk kishin asnjë dijeni, por ishin të qartë në shpjegimet e tyre, se ishte punë e SHIK-ut. Vetëm dy persona më janë përgjigjur njëlloj dhe më kanë bërë të njëjtat pyetje. Ata ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Të dy më kanë pyetur, ende pa më dhënë përgjigje, se ku e njoh Remzi Hoxhën dhe ua kam shpjeguar si ishim njohur. Të dy më kanë pyetur pa më dhënë ende përgjigje ku është, se ku e njihja unë ortakun e Remzi Hoxhës dhe ua kam shpjeguar. Të dy më kanë lënë të kuptoj të mos përzihem në këtë punë se ?mund të jenë lojëra shërbimesh? dhe ai ortaku i tij ?të ketë kujdes?. Dhe të dy, në fund më kanë thënë, ?ne në fakt nuk dimë gjë ku është?, edhe pse më shumë më kanë drejtuar pyetje ata, sesa unë atyre.

Një kolegut tim gazetar që i kërkova ndihmë ta ripyeste Berishën për këtë çështje, Ylli Rakipit, po ashtu i kishte ribërë disa prej këtyre pyetjeve, pastaj i kishte thënë se mund të ishte agjent i UDB-së dhe nuk duhej përzier në këtë punë. Kjo, e gjitha dy ditët e para. Më pas nuk të jepnin më asnjë përgjigje, pasi mesa duket u kishte vdekur në duar.

Lajmet e fundit nga