LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paskal Milo: Rama reforma njësoj si në diktaturë/ Presion dhe terror psikologjik

2 Nëntor 2015, 09:15, Aktualitet CNA

Aleati i kryeministrit Rama, Paska Milo, thotë se këto dy vite, qeveria e majtë nuk ka bërë atë që pritej.

Sipas tij, dy vite kanë qenë të mjaftueshme për të parë rezultate konkrete.

artisë Socialiste, kreu i PDS-së, Paskal Milo, e cilëson të lodhur dhe të konsumuar kabinetin qeverisës dhe kërkon rifreskime të tij.

?Zhvillimet në Shqipëri, për fat të keq, përtej përpjekjeve për t?i fshehur situatat reale në të cilat ndodhet vendi, janë me të vërtetë shumë shqetësuese. Kjo gjendje nuk është thjesht dhe vetëm se Shqipëria ka trashëguar deficite të mëdha zhvillimore nga qeverisja e mëparshme e vendit, ku duhet pranuar se u bë një gropë e thellë e zezë për financat shqiptare.

Dy vjet janë më se të mjaftueshëm jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria, por edhe për vende më të mëdha se ajo për të dëshmuar një tendencë të qëndrueshme zhvillimi dhe për të bërë përmirësime të ndjeshme e të prekshme në jetën e qytetarëve.

Kam përshtypjen që ka një konflikt të brendshëm në filozofinë e qeverisjes midis një programi ambicioz që po rezulton i çalë, i pazbatueshëm dhe metodave të qeverisjes. Në vend që të hartohej një program qeverisës me këmbë në tokë, që t?u jepte shqiptarëve arsye dhe argumente që ato që shkruheshin në letër patjetër që do zbatoheshin, u miratua një program që ishte më tepër, siç thashë, me ngjyra elektorale, një program ku ëndrra ishte ngjyra me të cilën ai ishte ngjyrosur dhe ku aftësia për zbatim ishte dhe mbeti në nivel të ulët?, thotë Milo për Panorama.

Ai ndërkohë kritikon mënyrën se si po bëhen reformat.

Sipas Milos, qeveria është duke ushtruar presion dhe terror psikologjik, njësoj si në kohën e diktaturës.

?Të jem i qartë, kjo qeveri ka marrë përsipër disa reforma që në thelb dhe në gjykim të parë janë të domosdoshme për t?u bërë, të domosdoshme për të krijuar shtet ligjor dhe unë me gjithë zemër i kam mbështetur ato.

Por çfarë po ndodh në realitet: nëse objektivi është i drejtë, metodat për t?i realizuar këto objektiva nuk janë në përputhje me nivelin në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare nga pikëpamja ekonomike, sociale, kulturore dhe mund të them që nëse një qëllim i mirë zbatohet me mjete jo të përshtatshme, kthehet në boomerang?, thotë Milo.

?Reformat që janë shpallur po bëhen me metoda të atilla të ushtrimit, në mos të dhunës së drejtpërdrejtë, të presionit dhe terrorit psikologjik. Të bësh shtet në demokraci është ndryshe nga shteti në diktaturë.

Shteti në diktaturë bëhet përmes dhunës, forcës dhe kërcënimeve, kurse shteti në demokraci bëhet ose perfeksionohet përmes bindjes dhe ndërgjegjësimit qytetar për të respektuar ligjet, zbatuar ato ose dhe për t?i përmirësuar.

Për fat të keq, në Shqipëri raporti mes ndërgjegjësimit të qytetarit dhe ushtrimit të dhunës e presionit psikologjik ndaj tij për të bërë shtet ligjor, është në favor të së dytës?, vijon më tej ai.

Lajmet e fundit nga