LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Informaliteti, shoqërohen në polici 16 administratorë dhe pronarë farmacish

31 Tetor 2015, 18:05, Aktualitet CNA

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e së shtunës 16 persona, të dyshuar për shkelje.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se mes personave të shoqëruar janë edhe administratorë dhe pronarë farmacish në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Disa prej tyre dyshohen për evazion fiskal, ndërsa të tjerë se kanë përfituar nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme përmes dokumenteve fiktive, saktësojnë burimet.

Ato shtojnë më tej se operacioni i koordinuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës është ende në vazhdim dhe se në orët e ardhshme do të dilet me të dhëna më të sakta.

Lajmet e fundit nga